• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vjosa Park Kombëtar/ Peticioni arrin mbi 17 mijë firma. FIRMOSNI EDHE JU!

06/11/2021
Vjosa Park Kombëtar/ Peticioni arrin mbi 17 mijë firma. FIRMOSNI EDHE JU!

Më shumë së 17.000 firma janë mbledhur në pak ditë për shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar. Një mbështetje e madhe për fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” e cila ka bërë bashkë publikun në kërkesën drejtuar qeverisë shqiptare për të shpallur sa më parë lumin Vjosa dhe degët e saj Park Kombëtar. Ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar ndaj peticionit, kryeministri Rama postoi dje në rrjetet sociale një foto me Leonardo Di Caprio-n, ku shprehet se ajo çfarë e bashkon me aktivistin më të famshëm të mjedisit është pikërisht mbrojtja e Vjosës [paraf.]. Mes rreshtash, ky mund të jetë një sinjal pozitiv për kauzën e Vjosës, e cila po tregon edhe një herë se gëzon mbështetje të madhe në publik.

Gjithmonë e më shumë shqiptarë po ndërgjegjësohen mbi kuptimin e Statusit Park Kombëtar dhe po qartësohet perceptimi i gabuar se lugina e Vjosës është e mbrojtur. Në vitin 2020, Vjosa u propozua për t’u shpallur Park Natyror. Por, kjo nuk mjafton për ta mbrojtur atë përfundimisht. Ky status krijon mundësi që kompani të ndryshme të fillojnë kërkimet për naftë pranë Vjosës ose të ndërtojnë hidrocentrale në degët e saj, prandaj aktivistët po kërkojnë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Statusi Park Kombëtar është një standard ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe i vetmi status që mund t’i ndalojë bizneset dhe qeveritë e ardhshme të dëmtojnë lumin dhe degët e tij, të cilat fatmirësisht ende rrjedhin të lira. Peticioni online mbetet vendimtar për t’i përcjellë qeverisë mesazhin e përbashkët se e ardhmja e Vjosës është një çështje që na takon të gjithëve, se jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e saj, prandaj kërkojmë nivelin më të lartë të mbrojtjes për të.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni: Besjana Guri, Communication Officer E-mail: [email protected]

Linku i peticionit: https://bit.ly/2ZU88uY

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

17/12/2025
Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

Çfarë ndodhi? Fjolla Morina shpërthen në lot!

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al