Dy javë më parë Argjirolajm.net shtroi një pyetje në faqen në Facebook për të vlerësuar restorantin më të mirë në Gjirokastër dhe rrethinat e saj. Opinionet ishin të ndryshme mes qindra komenteve dhe mesazheve në inbox.
Në përfundim duke u nisur nga komentet e ndjekësve tanë rezulton se Bar Restorant ‘Ndrico’ në fshatin Dervician është vlerësuar më shumë pozitivisht nga të gjithë restorantet e tjerë. I dyti renditet restorant ‘Guri’ në Valare. Më pas restorant “Nga Shtëpia” po në Valare.
Lista vijon më tej me restorantin ‘Argjiro’, restorantin e Sedat Ismailatit në Libohovë, restorantin e Xhorxhi Rucit në Terihat etj. Po kështu vlerësohet restoranti në Kërcullë, restorant ‘Xhevahiri’ etj me radhë. Për më tepër ndiqni komentet në postimin në Facebook.
©argjiroja.net








