• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar

08/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo

Pavarësisht se merkato tashmë është e hapur dhe lëvizjet e futbollistëve mund të ndodhin nga momenti në moment deri në fundin e janarit, te Vllaznia momentalisht duket se gjithçka është e “ngrirë”.

Kjo pasi merkato e shkodranëve është ende e bllokuar si pasojë e mos pagesave të disa futbollistëve në sezonet e shkuara. Ku aktualisht kuqeblutë kanë katër çështje të hapura në gjyqet e FIFA-s dhe i vetmi futbollist me të cilin është mbyllur gjithçka me sukses është Marko Juriç. Në këtë mënyrë edhe pse Vllaznia ka pasur interes për emra me peshë siç janë Kevin Dodaj apo edhe Redon Xhixha, gjithçka ka ngelur vetëm në kuadrin e interesimi dhe marrjes së informacionit për kushtet që duan lojtarët e sipër përmendur. Pasi aktualisht klubi shkodran nuk mund të bëjë një lëvizje konkrete për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.

Dhe aktualisht duket se në startin e pjesës së dytë të sezonit, 9 herë kampionët e vendit duhet të bazohen tek ata futbollistë që ishin protagonistë në dy fazat e para të Superiores. Dhe duket se ky fakt realisht nuk duket se shqetëson shumë në radhët e kuqebluve, që e konsiderojnë grupin aktual të fortë dhe që mund ta dërgojnë skuadrën drejt sukseseve në fund të edicionit. Por, gjithsesi tek nën kampionët e vendit duan që t’i japin një zgjidhje sa më shpejt këtij bllokimi të merkatos. Kjo ndoshta për të menduar edhe për përforcimin e ekipit për edicionin e ardhshëm e gjithashtu për të shmangur edhe ndonjë sanksion tjetër nga ana e FIFA-s në të ardhmen.

GRUPI I PLOTË – Fakti që gëzon më tepër te Vllaznia në këtë prag të gjysmës së dytë të sezonit 2025-26 është se grupi i futbollistëve thuajse është i plotësuar në 100%. Kështu shkodranët të cilët prej dy sezonesh kanë vuajtur në vazhdimësi me dëmtimet e lojtarëve, ku edhe këtë edicion mbi 12 futbollistë kanë pasur ndalesa të ndryshme në infermieri, tashmë problemet fizike momentalisht duken një kujtim i së shkuarës.

Kjo pasi grupi kuqeblu gëzon një formë fizike shumë optimale. Për të përmendur emra si: Qato, Kallaku apo Balaj, të cilët tashmë janë në formën e tyre më të mirë. Ku i pari u rikthye thuajse në fundin e vitit 2025 pas një dëmtimi prej më shumë se dy muajsh, ndërsa dyshja Kallaku-Balaj, prej disa javësh luajtën duke sakrifikuar në fushën e lojës. Madje duke rrezikuar edhe ndonjë përshkallëzim të lëndimeve që kishin, por edhe dyshja tashmë është e gatshme. Dhe në formën për të dhënë më të mirën nga cilësitë e tyre në pjesën e dytë të sezonit.

Në këto momente, i vetmi futbollist i cili po vijon rikuperimin e dëmtimit është Kristian Dros. Ku shpresat janë pozitive për moldavin që ai të kthehet nën urdhrat e trajnerit Martini në gjysmën e muajit janar. Me ish-mesfushorin e Elbasanit që mungon në fushën e lojës për 9 herë kampionët e vendit që nga java 6-të, në fitoren 1-0 të Vllaznisë ndaj Elbasanit.

Te Vllaznia me patjetër do ketë një kujdes dhe vëmendje përsa i përket dëmtimeve. Në mënyrë që situatat e së shkuarës të mos ripërsëriten në kampin shkodran, ku dëmtimet kanë qenë një problematikë më vete për Martinin dhe stafin e tij teknik.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
Sport

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah
Sport

NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah

09/01/2026
ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
Sport

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
Virtualisht kampion dimri, statistikat e fazës së parë “ngrohin” Chivu-n
Sport

Virtualisht kampion dimri, statistikat e fazës së parë “ngrohin” Chivu-n

09/01/2026
“Objektiv ishte finalja”, Alonso feston pas suksesit në derbi, Simone “driblon” temën Vinicius: Nuk mbaj mend asgjë (VIDEO)
Sport

“Objektiv ishte finalja”, Alonso feston pas suksesit në derbi, Simone “driblon” temën Vinicius: Nuk mbaj mend asgjë (VIDEO)

09/01/2026
Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)
Sport

Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah

NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah

09/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al