• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia kundër Vikingurit në turin e dytë të Ligës së Konferencës/ Martini me dhimbje koke, “Loro Boriçi” si armë plus

23/07/2025
Dy titullarë të rëndësishëm janë gati, Vllaznia e plotë për përmbysjen në Letoni

Vllaznia ka vijuar me përgatitjet stërvitore në kuadër të ndeshjeve të turit të dytë të “Conference League”. Shkodranët do të jenë në një përballje dyshe ndaj islandezëve të Vikingur, me duelin e parë që luhet në Shkodër këtë të enjte dhe takimin e kthimit një javë më pas në ishullin islandez.

Por, përpara këtij dueli ndaj skandinavëve janë dy futbollistë që shqetësojnë te Vllaznia. Fjala është për Ardit Krymin dhe Klinti Qaton, me dy mesfushorët që kanë disa probleme fizike të mbartura që nga ndeshjet ndaj Daugavpils. Për Krymin seancat stërvitore të zhvilluara në këtë fillimjavë nuk kanë qenë të plota. Me 29- vjeçarin që kryesisht ka zhvilluar vrapime në grup e po ashtu individuale. Duke mos u përfshirë në lojërat me top apo vendosjet taktike të aplikuara nga trajneri Martini. Megjithatë, për zëvendëskapitenin e shkodranëve duket se do të ketë një sakrificë. Ku numri “6” do të “shtrëngojë dhëmbët” dhe do të jetë në fushën e lojës. Ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Daugavpils, ku pavarësisht formës jo në 100%, ishte në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij për kualifikimin e kuqebluve.

Situata duket disi më e komplikuar ndërkohë për Klinti Qaton. Mesfushori nga Kuçova ka munguar në seancat stërvitore të kësaj fillimjave, duke ngritur shumë dyshimet se mund të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Me trajnerin Martini që duhet t’i bëjë llogaritë në fushë pa praninë e ishfutbollistit të Laçit, i cili absolutisht është një nga pikat e forta të formacionit të 9 herë kampionëve të vendit, falë grintës dhe shpirtit të garës që paraqet. Për të dy lojtarët, një vendim përfundimtar për aktivizimin apo jo të tyre do të merret vetëm në orët e fundit para sfidës, ku për Martinin dhe stafin e tij do të jetë një “dhimbje koke” për të hartuar një formacion pa dy mesfushorët titullarë të skuadrës.

ARMA PLUS – “Në ndeshjen e turit të parë të Conference League, për shkak të një “gjullurdie” mes klubit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, 9 herë kampionët e vendit tanë nuk arritën të luanin në “Loro Boriçi”, duke u zhvendosur kështu në “Elbasan Arena” në duelin ku priti letonezët e Dugavpils. Por, tashmë të kualifikuar në turin e dytë të kompeticioneve europiane, shkodranët do të rikthehen të luajnë në “fortesën” dhe shtëpinë e tyre historike. Pasi ndeshja me Vikingur është e konfirmuar që do të luhet në kryeqendrën e veriut të vendit tonë. Në këtë mënyrë, pavarësisht se shkalla e vështirësisë ndaj islandezëve do të jetë shumë më e lartë se ajo ndaj Daugavpils, kuqeblutë do të kenë një “armë” shtesë.

Ata do të jenë tifozët e zjarrtë që si gjithmonë janë të pranishëm për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, ku sipas asaj çfarë mëson gazeta dhe bëhet e ditur edhe në rrjetet sociale, grupim i ultrasve ka filluar menjëherë përgatitjet. Kjo për të krijuar një atmosferë sa më të “zjarrtë” në shkallët e “Loro Boriçit” për Vllazninë. E nga ana tjetër, për të vënë ndoshta në “presion” disi edhe kundërshtarët ishullorë. Tashmë tifozët shkodranë që njihen për mbështetjen dhe dashurinë e tyre për futbollin, nuk do të privohen për ta ndjekur ndeshjen nga shkallët e impiantit, ku ditën e enjte pritet një numër i konsiderueshëm prej tyre në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që luan ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2025-‘26 para tifozerisë dhe qytetit të saj.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Sport

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al