Në një kohë kur rastet me Koronavirus po shtohen dhe mjekët e eskpertët bëjnë thirrje për shmangje të daljeve dhe respektimin e këshillave, që nisin me larjen e duarve në mënyrë të shpeshtë, Ujësjellës Kanalizime Vlorë bëjnë njoftimin e çuditshëm. Sipas UKV-së, për shkak të rimonteve në rrjet, ditën e nesërme do të ketë kufizime me futnizimin me ujë në qytetin e Vlorës.
“Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime njofton se për shkak të riparimit të avarive në rrjet, nesër, ditën e Mërkurë, datë 11 Mars, do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit. Uji do të ndërpritet në orën 08:00 të mëngjesit. Ju ftojmë të merrni masa! Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.
Pas këtij njoftimi, qytetarët e Vlorës mund të kujdesen për shëndetin e tyre duke larë duart në det…









