Një grua nga Përmeti është arrestuar nga policicia e Kavajës, pasi u kap duke vjedhur tre krevatë në banesën e një shtetasi në fshatin Kryemëdhenj.
Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Më datë 07.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja D.T, vjeç 59, banuese në Përmet, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen U.B vjeç 68, banuese në Berat, pasi dyshohet se, në fshatin Kryemëdhenj, D.T u kap duke vjedhur tre krevat në banesën e shtetasit B.K, vjeç 61, ndërsa U.B, në banesë, ju gjetën 12 pllaka mermeri, që dyshohet se janë vjedhur në banesën e B.K. Neni 134 i Kodit Penal.