• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë

04/12/2025
Vojvoda: Kualifikimi në Botëror do të ishte realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Mërgim Vojvoda, një prej shtyllave të mbrojtjes së Kombëtares së Kosovës, në episodin më të ri në ‘FFK Podcast’ ka shpalosur emocionet, synimet dhe realizmin e një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme me fanellën e Dardanëve. Për të, kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026 do të ishte kulmi i karrierës dhe realizimi i ëndrrës së fëmijërisë. Ai ka theksuar se një sukses i tillë do të kishte peshën e një momenti që e tejkalon çdo arritje individuale.

Në analizën e tij për duelin e parë të “play-off”-it, Vojvoda e sheh sfidën kundër Sllovakisë si tërësisht të hapur, duke vlerësuar se ekipi i Kosovës ka treguar pjekuri dhe karakter për ta çuar deri në fund këtë rrugëtim. Sipas tij, fakti që finalja e mundshme luhet në shtëpi i jep Dardanëve një ndjenjë shtesë besimi dhe motivimi.

Një prej pikave të rëndësishme që ai ka theksuar është gjendja fizike e lojtarëve, të cilën e sheh si faktor kyç në ndeshje të këtij niveli. Përballjet e “play-off”-it i ka cilësuar si finale të vërteta, ku çdo detaj, qoftë energjia, freskia apo përqendrimi, mund të bëjë diferencën.

Vojvoda është ndalur edhe te ndryshimet mes gjeneratave, duke vlerësuar se lojtarët e rinj të Kombëtares po tregojnë disiplinë, përqendrim dhe respekt të jashtëzakonshëm për fanellën. Ai ka veçuar me admirim sakrificat e disa prej tyre që udhëtojnë me orë të tëra nga vende të largëta vetëm për të qenë pjesë e Kosovës, duke e cilësuar këtë përkushtim si shembull frymëzues.

Në rikthimin e tij emocionues te humbja e ashpër kundër Zvicrës në nisje të kualifikimeve, Vojvoda ka pranuar se ekipi e përjetoi rëndë atë rezultat. Megjithatë, ai shtoi se pikërisht ajo sfidë shërbeu si pikë kthese, sepse nga ajo ndeshje grupi ndryshoi qasjen, u bë më kompakt dhe më i bashkuar. Ky transformim, sipas tij, ishte themelor në arritjen e “play-off”-it.

Ai ka folur edhe për rritjen e mentalitetit brenda ekipit, krahasuar me vitet e para të Kombëtares, duke theksuar se sot çdo lojtar është i vetëdijshëm për rëndësinë e ekipit mbi individin. Sipas tij, Kosova po i afrohet mënyrës së të menduarit që kanë kombëtaret e mëdha, ku gjithsecili, qoftë titullar apo lojtar që futet nga bankina, e di detyrën dhe jep maksimumin për tre pikët.

Në fund, Vojvoda është ndalur edhe te Como, skuadra e tij në Serie A, duke folur për sfidat e kampionatit italian dhe pritjet personale për edicionin aktual, ku ai synon të kontribuojë maksimalisht si në klub ashtu edhe në Kombëtare.

Ai foli edhe për ndodhi të ndryshme gjatë karrierës së tij.

Rrëfimin e tij të sinqertë mund ta ndiqni në videon më poshtë në kanalin zyrtar të FFK-së në Youtube.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como
Sport

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al