• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vora ka harruar të fitojë, ndaj Partizanit mund t’u rikthehet sukseseve si herën e fundit

10/03/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Pas humbjes së transfertës ballshiote, me një gol të pësuar, në dy minutat e fundit, Vora tashmë ka kapur zonën e “play out”, pa nisur ende faza e katërt. E kur mendon 9 ndeshjet e fundit duket se ajo do të jetë edhe faza e zjarrtë për të gjitha ekipet e Superiores.

SITUATA AKTUALE – Një kampionat më vete gjatë fazës së tretë, do të zhvillohet për mbijetesën në Superiore. Janë katër skuadra që po përballen për të qëndruar mes më të mirëve. Bylis, Vora, Flamurtari dhe Tirana. Tashmë ekipi vorak është futur në qendrën e zonës së kuqe të këtij minikampionati. Këto ekipe do të diskutojnë midis tyre dy skuadrat, që do të bien direkt dhe skuadra, që do të ketë ndeshje shtesë, pra ajo e zonës “play out”, ku ndodhet aktualisht Vora. E duke qenë në një situatë të tillë njëra prej këtyre katër ekipeve do t’i shpëtojë mbijetesës. A do të mbijetojë?

Faktet janë kokëfortë, sepse edhe atë pozicionim komod, që shpëtohej mbijetesa e vorakëve, ato e humbën, duke mos rrezistuar më në vendin e 7-të. Rokada e bërë me ballshiotët, pas humbjes 0-1 me Bylisin e kanë zbritur një shkallë në tabelë, në atë të vendit të 8-të, që përfshin zonën “play out”. Në këtë sfidë direkte me rivalin, Vora shkoi e sakatuar, pasi 8 lojtarët më të mirë të saj nuk ishin në atë takim, për shkaqet e dëmtimeve dhe të kartonëve. Kështu që ekipi debutues, që ka zhvilluar ndeshje shumë të bukura, gjatë këtij sezoni, duke u treguar të barabartë në fushë, me çdo kundërshtar tjetër, këto ndeshjet e fazës së tretë e kanë zhytur në një krizë rezultatesh, që me shumë gjasa nuk po e merr dot veten.

NGA PARTIZANI TE PARTIZANI – Vora të vetmen fitore të fazës së tretë e numëron, atë të ndeshjes së parë ndaj Partizanit. E që nga 15 janari i këtij viti e deri më tani nuk e kanë shijuar më fitoren. Vora gjatë fazës së tretë mori vetëm 7 pikë, 1 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, dhe shënoi vetëm 6 gola, duke pësuar 9 gola. Këtë diel në Vorë do t’u vijë përsëri Partizani, mos vallë, ndoshta do jetë kjo sërish, kthesa e Vorës?

Dy skuadrat janë ndeshur mes tyre 3 herë, gjatë këtij sezoni, duke ndarë pikët në mënyrë të barabartë, nga një fitore secila dhe një barazim dhe golaverazh të njëjtë 1-1. Por këto dy skuadra janë ndeshur mes tyre edhe dy herë të tjera më 2019, për kupën e Shqipërisë, të cilat i fitonte Partizani 1-0 dhe 3-1. E tashmë te Vora para kësaj sfide trajneri Bellai duhet të punojë shumë edhe në aspektin psikologjik. Gjithsesi, do të jenë 6 seanca stërvitore në dispozicion në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, por faktet janë pozitive për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje sepse, lirohen 3 lojtarët e penalizuar, Vrapi, Zuna dhe Prestigj do të rikthehen.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë
Sport

Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë

10/03/2026
Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë
Sport

Dinamo sfidon Vllazninë në Kupë, Pinari: I kemi mundësitë

10/03/2026
“Ronaldo është idhulli im”, aktorja amerikane zgjedh… CR7-ën
Sport

“Ronaldo është idhulli im”, aktorja amerikane zgjedh… CR7-ën

10/03/2026
ZYRTARE/ Flamurtari merr vendimin final për trajnerin Moriero
Sport

Statistika të një ekipi drejt rënies, Moriero largohet si eksperiment i dështuar te Flamurtari

10/03/2026
5 “të paprekshëm”, Arbeloa sjell epokë të re te Real Madrid, rikthen besimin te “Galaktikos”
Sport

Ndeshja ndaj Cityt, Arbeloa: Do jetë e vështirë, por ne jemi Reali

10/03/2026
5 “të paprekshëm”, Arbeloa sjell epokë të re te Real Madrid, rikthen besimin te “Galaktikos”
Sport

Ndeshja ndaj Cityt, Arbeloa: Do jetë e vështirë, por ne jemi Reali

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Vora ka harruar të fitojë, ndaj Partizanit mund t’u rikthehet sukseseve si herën e fundit

10/03/2026
Rita Ora dhe planet për familje, këngëtarja tregon pse bëri krioprezervimin e vezëve

Rita Ora dhe planet për familje, këngëtarja tregon pse bëri krioprezervimin e vezëve

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al