Vora ka intensifikuar stërvitjet në prag të sfidës së së shtunës ndaj Elbasanit dhe atmosfera është pozitive. Lajmi i mirë është se skuadra nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për këtë javë dhe grupi pritet të jetë pothuajse i plotë.
Megjithatë, 3 futbollistë duhet të tregojnë kujdes maksimal. Mbrojtësit Repaj, Zuna dhe Vrapi ndodhen në kuotën e tre kartonëve të verdhë. Një ndëshkim tjetër në përballjen ndaj Elbasanit do t’i linte automatikisht jashtë për ndeshjen pasardhëse, duke rrezikuar balancat në repartin defensiv.
Nga ana tjetër, rikthehet kapiteni Xhuljo Tabaku, i cili shleu pezullimin në sfidën e kaluar ndaj Egnatias. Tabaku ka qenë një nga lojtarët më të ngarkuar me minuta këtë sezon, por edhe një nga më të ndëshkuarit.
Përveç ndonjë lojtari me shqetësime të lehta fizike, trajneri Bellaj pritet ta ketë të plotë grupin për këtë përballje të rëndësishme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







