Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar do të betohen ditën e nesërme tek Presidenti Ilir Meta.
Kujtojmë se qeveria “Rama 3” u votua ditën e sotme me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim në një seancë maratonë në Parlament.
Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjatë seancës së zhvilluar pasdite, ka pasur debate mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkonte kryeministrin Rama të ishte në Kuvend i cili u vonua me dy orë nga nisja e sesionit.









