• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

04/05/2021
Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vdekje me armë një 60-vjeçar. E përditshmja greke “Kathimerini” raporton se pas vrasjes, autori ishte larguar nga Greqia dhe ishte arratisur në Shqipëri së bashku me nënën e tij. Ai qëndronte në një fshat të Shqipërisë, sikurse shkruan shtypi grek.

Nga bashkëpunimi me autoritetet greke, 32-vjeçari u kap nga policia shqiptare. Ai u arrestua për hyrje të paligjshme në Shqipëri dhe u deportua në Greqi.

Autoritetet shqiptare e dorëzuan te pala greke, ndërsa 32-vjeçari u vu në pranga për vrasjen e 60-vjeçarit. Ai u dërgua në Athinë dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi krimin.

Nga kontrolli në shtëpinë e tij u gjet një armë gjahu me të cilën dyshohet se kishte kryer krimin. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat dhe kishin konflikte. Gruaja e viktimës është menaxherja e pallatit, me të cilën kishte vazhdimisht probleme. Ky fakt është pohuar edhe nga banorët e tjerë të pallatit, të cilët kanë dëshmuar për konfliktet që kishin dy familjet.

Mëngjesin e 23 Dhjetorit, autori kishte ndjekur 60-vjeçarin dhe e kishte ekzekutuar me armë në parkingun e një qendre shëndetësore.

Pas vrasjes, autori kishte hequr targat e makinës së tij për të mos u identifikuar, kishte fshehur armën dhe ishte arratisur drejt Shqipërisë në mënyrë ilegale. Por hetuesit grekë mundën të identifikonin falë kamerave të tjera të sigurisë duke analizuar lëvizjet e tij pas ngjarjes.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

29/12/2025
“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al