• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e biznesmenit, dyshohet se lidhet me 1 ton kanabis të kapur në Gjirokastër

27/02/2018
Vrasja e biznesmenit, dyshohet se lidhet me 1 ton kanabis të kapur në Gjirokastër

Vrajsa e biznesmenit Aferim Begalla, dyshohet se mund të ketë lidhje me sasinë prej 1 ton kanabis, e kapur ne vitin 2014, gjatë një operacioni të Policisë në Gjirokastër, ku u arrestua edhe Ardian Serezi, ne ate kohe efektiv i policisë.

Serezi është një nga dy personat e vënë ne pranga nga policia, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit. Burime nga policia pohuan per TV KLAN se kjo është një nga pistat që po hetohet. Të njëjtat burime sqaruan se Begalla dhe Serezi, dyshohet se kanë qenë bashkëpronarë në ngarkesën me drogë, por se pas arrestimit të Serezit në 2014, Begalla u zhduk. Për ketë sasi droge, 49-vjeçari Ardian Serezi u dënua 6.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit, dhe u lirua me kusht më vonë, pasi kishte kryer më tepër se gjysmën e dënimit.

Mesohet se një pjesë e parave që kishin shërbyer për blerjen e lëndës narkotike, Begalla nuk ia kishte shlyer Serezit. Ky fakt ka prodhuar një konflikt të ashpër mes tyre dhe debate të vazhdueshme pas daljes së Serezit nga burgu. Prokuroria dyshon se është Serezi personi që ka organizuar vrasjen e kryer nga 43-vjeçari Denis Demiri, i cili besohet se ka ekzekutuar biznesmenin kundrejt një pagese të dhënë nga ish – efektivi i policisë.

Por edhe vetë Serezi ka qenë pjesëmarrës në vrasje dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë bashkë me vrasësin, sic shihen në pamje filmike. Hetuesit kanë shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk jepet për shkak të hetimit. Dyshohet se ai mund të ketë qenë informatori i Serezit dhe Demirit./tv klan 

Image result for memli begalla

Image result for memli begalla

Related Posts

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

10/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al