• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e studentes shqiptare në Itali – Dëshmia e të dashurit të saj: Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat

08/04/2025
Vrasja e studentes shqiptare në Itali – Dëshmia e të dashurit të saj: Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson tronditi të gjithë Italinë.

Autori me prejardhje nga Filipinet i mori jetën 22-vjeçares shqiptare në debat me sipër, duke e goditur me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e 23-vjeçarit, e cila dëshmoi se ndihmoi në pastrimin e njollave të gjakut nga shtëpia dhe fshehjen e trupit.

Së fundmi, Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër. Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot.

“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona”.

“Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore.

Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, thuhej në dëshminë e Samson.

Në fund të janarit të këtij viti, ata vendosën që të bënin një pushim në lidhjen e tyre, gjë që në fakt nuk ndodhi pasi ata vazhdonin të takoheshin. “Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”.

Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbetet e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajton me përzemërsi si të dashur dhe herë tregon ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët, po e akuzojnë Samson për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës.

Related Posts

Sekreti ushqimor për të mbajtur zemrën të shëndetshme
Lajme

Sekreti ushqimor për të mbajtur zemrën të shëndetshme

09/03/2026
557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane
Kryesore

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

09/03/2026
S’ka konsensus për Ballukun në Kuvend, vendimi final në dorë të deputetëve më 5 mars
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PS shpall sot qëndrimin për kërkesën e SPAK

09/03/2026
Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

08/03/2026
I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Kryesore

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar
Kryesore

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam në formën më të mirë të jetës”, Vinicius jr kërcënon Man.City: Na duhet njw ndeshje perfekte

“Jam në formën më të mirë të jetës”, Vinicius jr kërcënon Man.City: Na duhet njw ndeshje perfekte

09/03/2026
Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al