• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e studentes shqiptare në Itali: I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij

02/04/2025
Vrasja e studentes shqiptare në Itali: I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali.

Ilaria Sula ishte larguar më 25 mars nga shtëpia e saj në Furio Camillo të Romës, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit, brenda një valixheje.

Agjentët po kryejnë hetime në lagjen Africano brenda një apartamenti ku dyshohet se ajo mund të ketë kaluar ditët e fundit.

Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin filipinas. 23-vjeçari po merret në pyetje në komisariatin e San Lorenzos dhe sipas Il Messaggero, ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.

Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale.

Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe.

Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira ku jetonte me shoqet, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e së martës së kaluar pati një shkëmbim mesazhesh në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat pasi panë që nuk ishte kthyer, e telefonuan.

Por celulari i saj rezultonte i fikur. Familjarët së bashku me shoqet nuk morën më asnjë përgjigje. Të shqetësuar, prindërit e Ilarias bënë denoncim në polici.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Partizani triumfon ndaj Dinamos, Egnatia mund Teutën

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al