• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja mafioze në Memaliaj, gruaja e viktimës tregon fjalët e fundit në telefon të Alket Muhos

07/09/2018
Vrasja mafioze në Memaliaj, reagon deputeti i Gjirokastrës: Shteti ka rënë, ky është fundi!

Kanë dale në dritë detaje të reja mbi vrasjen e informatorit të Policisë ditën e djeshme në fshatin Rabije të Memaliajt, 43 vjeçarit Alket Muho. Ai u ekzekutua mesditën e djeshme në tokën e shtepisë së tij.

Për vrasjen e Muhos janë shoqëruar deri më tani 7 persona në polici. Ditën e djeshme, viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. Gruaja ka thënë në polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë. Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Gjithashtu, mësohet se viktima është qëlluar me 7 plumba, në anën e majtë të trupit, në pjesën e pasme. Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatic model 56, nga një distancë e afërt.

Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat, shkruan gazeta Shqiptarja.com, pasi nuk është gjetur asnjë e tillë. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi informatorin e policisë dhe e ekspozoi para trafikantëve. Të parë që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës. Vetëm një ditë para vrasjes në atë zonë, pranë fshatit Gllavë, Policia ka sekuestruar disa paracela me kanabis ndërsa ka vënë nën hetim dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më datë 6 shtator u referuan materialet në prokurori për shtetasit me iniciale K.C 59 vjeç dhe A.K. 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale të kultivimit të kanabisit./Shqiptarja.com

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al