• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, ‘RENEA’ blindon Vlorën

10/01/2024
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, ‘RENEA’ blindon Vlorën

Forcat Speciale kanë zbarkuar këtë të mërkurë në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se efektivët kanë ngritur postblloqe në disa pika kryesore dhe po ushtrojnë kontrolle të gjera në ambiente të ndryshme, me qëllim gjetjen e provave për atentatin ndaj Gëzim Sinomataj.

I riu ishte djali i Sokol Sinomataj, një ndër anëtarët e bandës së “Gaxhait” dhe i njohur me nofkën “Buzëderri”. Gëzim Sinomataj jetonte në Belgjikë dhe ishte kthyer në Vlorë vetëm për festat e fundvitit.

Ai ka qenë duke qëndruar në sallonin e shtëpisë së tij tre katëshe, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur është qëlluar me snajper që nga rruga.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë planizuar në akset kryesore ku po kalojnë në kontroll makinat luksoze dhe ato të dyshuara, ndërsa kontrolle ka dhe në njësitë administrative.

Muhamet Rrumbullaku po qëndron “në kokë” të një grupi të posaçëm hetimor që është ngritur për këtë ngjarje të rëndë kriminale, bashkë me një ekip me profesionistë nga Policia e Shtetit, për të arritur te autori dhe personat që e kanë ndihmuar atë.

Dyshimet se pas atentatit qëndrojnë vrasës me pagesë dhe ndoshta dhe persona që mund të jenë pjesë aktive e strukturave të specializuara shtetërore, ka bërë që në Vlorë të shkojë vetë kreu i Policisë së Shtetit. Kryepolici ka qëndruar në Vlorë për më tepër se 24 orë, që nga dita e atentatit.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar u gjet një mjet tip “BMW” i braktisur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Brenda tij, nuk janë gjetur armë siç ndodh zakonisht, por një bllok betoni i vendosur në pjesën e pasme.

Ky detaj ka përforcuar edhe më tepër dyshimet se vrasja e Gëzim Sinomatajt është bërë me snajper dhe blloku i betonit është përdorur për të siguruar qëndrueshmërinë e qitësit dhe për mbështetjen e armës gjatë kryerjes së qitjes.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al