Avokati i 59-vjeçarit Thoma Mastora, autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit Ilia në Dropull, ka folur për mediat pas vendimit “burg pa afat” të caktuar nga Gjykata këtë të mërkurë. Avokati Jorgo Kasapi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet që u raportuan më herët se Mastora është i sëmurë mendor. Ai pretendon se Mastora nuk ka lidhje me ngjarjen, por nga hetimet e policisë janë gjetur prova që e implikojnë këtë të fundit në rastin në fjalë.
Si ndodhi vrasja e çiftit Ilia
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte të mëparshme mes autorit dhe viktimave. Kleoniqi Alia, 88-vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël. Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 persona.