Mbrëmjen e shkuar në Gjirokastër mbeti i vrarë 35-vjecari Gjergji Ajmasi pas një konflikti të castit në lagjen “Zinxhira”. Policia arrestoi ditën e sotme autorin e ngjarjes, shtetasin Pariz Xhihani, si dhe një person tjetër për moskallëzim krimi. Ngjarja u zbardh pas sekuestrimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë të një shkolle. Ndërkohë sot Tv Gjirokastra ishte në lagjen “Zinxhiri” mes komunitetit rom aty ku banonte viktima. Banorët thonë se ai ishte një djalë i qetë e që nuk përzihej në punët e të tjerëve. Sipas dëshmisë së tyre në lagje kanë nisur konfliktet pas ardhjes së disa familjeve të tjera të komunitetit rom nga qytete të tjera të Shqipërisë. Për më tepër shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net