• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasjet mes bandës së Tepelenës, rrëfehet Renato Milloshi

01/03/2017
Vrasjet mes bandës së Tepelenës, rrëfehet Renato Milloshi

Në polici ditën e sotme Renato Milloshi ka dhënë dëshminë lidhur me vrasjen e Elton Çiços. Ai është shprehur se nuk ka pasur dijeni për vrasjen e tij dhe se ishte në dijeni të konfliktit mes Janit dhe Eltonit.

‘Nuk kam pasur lidhje me vrasje e Elton Çiços. Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. Isha në dijeni për konfliktin mes Janit dhe Eltonit. Unë kam vënë ne dispozicion vetëm makinën. Unë jam i rënduar nga ana psikologjike, kërkoj mjek ”, tha Milloshi.

Dorezimi

Renato Milloshi është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. “Panorama” shkruan se vetëdorëzimi, siç thanë burimet zyrtare të Policisë, ka ndodhur pas dhjetë ditësh negociata me të kërkuarin, avokatin dhe familjarët e tij.

“Pasi ka shpjeguar pozicionin e tij se nuk është autor direkt në ngjarje, është vetëdorëzuar”, thanë burimet e Policisë.

Zyrtarisht nga Policia e Tiranës thuhet se 36- vjeçari Renato Milloshi u paraqit mbrëmë me vullnetin e tij në polici bashkë me avokatin. Ai mësohet se ka qenë jashtë Shqipërisë deri një muaj më parë, kur është rikthyer në vendin tonë.

“Pas ngjarjes jam fshehur në periferi të Tiranës ku kam jetuar në banesa të ndryshme. Me Jani Aliajn nuk kam kontaktuar. Kam dëgjuar që ka ikur jashtë vendit”,- ka rrëfyer shkurt Milloshi.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, avokati i Renato Milloshit mësohet se ka hyrë në kontakt me Policinë dhe ka negociuar vetëdorëzimin e të riut. Emri i Renato Milloshit si i dyshuar për ngjarjen u bë publik rreth një muaj pas vrasjes së Elton Çiçës, nga shtetasi Jani Aliaj.

Bazuar në provat e gjetura në vendin e ngjarjes, nga pamjet e kamerave dhe nga një sërë informacionesh të tjera, Policia dhe Prokuroria akuzuan Renato Milloshin si ndihmës në ngjarje.

Më konkretisht, sipas Policisë, Milloshi akuzohet se ka drejtuar makinën tip “Ford” me ngjyrë të zezë, me të cilën Jani Aliaj ka lëvizur natën e vrasjes së Elton Çiçës në Tiranë. Shpallja në kërkim e Renato Milloshit u bë pikërisht pas identifikimit të makinës nga kamerat e sigurisë.

Elton Çiça u vra me dy plumba nga një person që hyri në lokalin “De Niro”, më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të Policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

Ngjarja

Të dy të pandehurit kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në automjetin e të pandehurit Renato Milloshi. Pikërisht kur të dy të pandehurit kanë qënë ndodhur në vendin e quajtur Rruga “Avdyl Frashëri” në kryeqytet në afërsi të Librit Universitar, ata kanë parë shtetasin Marenglen Abedini, i njohur për të dy të pandehurit, pasi sipas organit të akuzës ky shtetas para disa kohësh ka patur një lidhje të afërt me të pandehurën Sesilia Egra.

Rezulton nga aktet se në këtë moment kur shtetasi Marenglen Abedini, ka qenë duke hyrë në automjetin e tij, atij i është afruar i pandehuri Renato Milloshi, i cili ka hapur derën e mjetit të tij dhe me një armë sportive të cilën ai e mbante pa leje të organeve kompetente, e ka goditur atë në kokë me qytën e saj, dhe ka tentuar të mos lejojë shtetasin Marenglen Abedini, të largohet duke i marrë çelsat e mjetit të tij.

Pas një përleshje fizike midis të dyve dhe ndërsa të pandehurit Renato Milloshi i bie pistoleta në tokë, shtetasi Marenglen Abedini drejtohet për në mjetin e tij, me qëllim që ti merrte çelsat e tij, ku tashmë atje ndodhej e pandehura Sesilia Egra, pikërisht kjo e fundit ka marrë armën sportive të pandehurit Renato Milloshi dhe duke ja drejtuar atë shtetasit Marenglen Abedini me armën në pozicion qitje e ka kërcënuar atë me shprehjet “…Largohu… largohu…!”.

Pas kësaj ngjarje të dy të pandehurit Sesilia Egra dhe i pandehuri Renato Milloshi,janë larguar ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat policore ku midis veprimeve të para hetimore dhe proçeduriale, kanë konstatuar të hedhur në tokë pistoletën me mbishkrimin “Erma” së bashku me 4 fishekë të cilën e kanë sekuestruar.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al