• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrau ish-partneren shtatzënë, dënohet me burgim të përjetshëm Bujar Fandaj! Si ndodhi krimi makabër

09/07/2025
Vrau ish-partneren shtatzënë, dënohet me burgim të përjetshëm Bujar Fandaj! Si ndodhi krimi makabër

Gjykata e Trevisos në Itali ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm 40-vjeçarin shqiptar, Bujar Fandaj.
40-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e ish partneres së tij shtatzëne, Vanessa Ballan 26 vjeçe, ngjarje e ndodhur më 19 dhjetor të vitit 2023.
Vanessa Ballan ishte në muajt e parë të pritjes së fëmijës së saj të dytë. Krimi ndodhi kur Vanessa Ballan po hynte në banesën e saj sapo kishte dërguar djalin 4 vjeç në kopsht.
Bashkëshorti i saj me të cilin ajo kishte 11 vite e martuar ishte në punë. Autori i kishte bërë pritë në hyrje të shtëpisë ku pas një grindjeje e ka qëlluar mbi 8 herë me thikë duke i marrë jetën.
Mediat italiane shkruajnë se mes viktimës dhe autorit kishte pasur një lidhje intime jashtëmartesore e mbyllur nga e reja italiane, 2 vite më parë.
Por shqiptari nga Kosova nuk ishte dakord për ndarjen dhe e kishte kërcënuar atë se do ta vriste nëse ndaheshin apo se do t’i tregonte bashkëshortit video intime.
Për këto kërcënime ajo kishte bërë denoncim në polici një vit më parë dhe shqiptari ishte paralajmëruar duke iu sekuestruar edhe telefoni.
Përndjekje dhe kërcënime: video intime për shantazh
“Lëre dhe kthehu me mua”, i kishte kërkuar Fandaj. Dhe në tetor, pak para se ajo ta denonconte për përndjekje dhe dhunë, ai kishte shkuar shumë herë në supermarketin ku e reja punonte, duke e ofenduar dhe duke i hedhur monedhat.
Pas ngjarjes, Vanessa, e cila më parë e kishte duruar në heshtje që bashkëshorti të mos i zbulonte lidhjen, shkoi në polici së bashku me Nikolla-n dhe më 26 tetor e denoncuan për përndjekje dhe dhunë seksuale, pasi 41-vjeçari po e shantazhonte.
Ai kishte mbajtur video të momenteve të tyre intime dhe i kërcënoi se do t’ia dërgonte Nikollas nëse ajo nuk do të kryente marrëdhënie me të.
“Ose qëndroni me mua ose unë do t’i dërgoj videot. Do të bëhet rrëmujë, ai do të dijë gjithçka për ne dhe t’i do të humbësh kujdestarinë e fëmijës”, e ka kërcënuar Bujar Fandaj.
Testi i atësisë për fëmijën
Për shkak se ai e shantazhonte, takimet mes 26-vjeçares dhe Bujarit vazhduan edhe pasi ajo e kishte refuzuar dhe për këtë arsye prokurori Michele Permunian urdhëroi të bëhet analiza e gjakut të fetuesit për të zbuluar atësinë e foshnjes.
“Dyshimi”, shpjegoi prokurori i Trevisos, Marco Martani, “është se shtetasi kosovar, i akuzuar për vrasje të rëndë (dhe ndër rrethanat rënduese do të ishte fakti që 26-vjeçarja ishte shtatzënë, ed . . ) mund të ishte babai i foshnjes”.
Për Bujar Fandaj, Vanessa ishte një obsesion dhe një objekt dëshire për t’u “pushtuar” me çdo kusht. Ai fantazoi një jetë me të dhe djalin e saj pesëvjeçar.
Fotografia e gjetur nga në shtëpinë e vrasësit
Këtë e dëshmon një fotografi e gjetur nga karabinierët e Castelfranco-s, kur disa ditë pas denoncimit të paraqitur nga Ballan, ata shkuan në banesën e 40-vjeçarit për një kontroll, i cili çoi në sekuestrimin e kompjuterit dhe celularëve të tij ku kishte pasur prova materiale të përndjekjes.
Fotoja portretizon Bujarin, Vanessa dhe djalin e saj së bashku duke buzëqeshur në kopshtin e shtëpisë së Riese Pio X.
E njëjta shtëpi ku, ndoshta pas një tentative të fundit për ta bindur të ikte me të, fillimisht e goditi në fytyrë dhe më pas e goditi me thikë, duke vrarë edhe foshnjën që dyshohet se mund të jetë edhe fëmija i tij.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026
Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën
Kryesore

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën

01/01/2026
Aksidenti tragjik në Tepelenë, mes viktimave edhe muzikanti Martin Dulaj
Kryesore

Aksidenti tragjik në Tepelenë, mes viktimave edhe muzikanti Martin Dulaj

01/01/2026
Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Klejd Myftari mes viktimave
Kryesore

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Klejd Myftari mes viktimave

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al