• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kallamatë për vrasjen e dyfishtë në Finikounda në fillim të tetorit, ku biznesmeni grek i kampingut dhe miku i tij shqiptar mbetën të vrarë. Sipas informacioneve, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa akuzohet për bashkëpunim. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari është personi që i dha autorit udhëzime të qarta dhe të detajuara për transferimin e tij në Finikounda.

Pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arrestesh nga oficeri hetues në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit. Autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë çështje. Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për krimin.

Nipi dhe shoku i tij janë lënë në paraburgim. Gjatë mbrojtjes së tij, nipi përsëriti atë që kishte thënë në deklaratat e tij të mëparshme si dëshmitar, duke mohuar çdo përfshirje. Ai u deklarua i pafajshëm, pretendoi se donte që çështja të sqarohej dhe se kishte bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi, duke përmendur rastësi në atë që i atribuohej. Nga ana e tij, biznesmeni nga Athina, mik i ngushtë i nipit dhe bashkë-menaxher i kampingut, këmbënguli në pafajësinë e tij, duke theksuar se ishte akuzuar padrejtësisht, duke përsëritur atë që kishte thënë që nga fillimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit, ku autori kishte hyrë në kamping si ‘klient i mundshëm’. 22-vjeçari po udhëtonte së bashku me autorin në motoçikletë ditën e krimit të dyfishtë. Ai ishte pasagjer në motomjet dhe mbante veshur pantallona të shkurtra të bardha. Autori pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë është larguar drejt Athinës duke kaluar nga rrugë dytësore.

Mes të dyshuarve është edhe nipi i biznesmenit, që ka dhënë dëshmi kontradiktore, i vetmi i mbijetuar i sulmit fatal, pasi besohet se ai dhe familjarë të tjerë janë mërzitur pasi e kanë ditur për testamentin, edhe pse më shumë se gjysma do i lihej atij. Shkaku i vrasjes mbetet ende mister, ndërsa dëshmitë zbardhin fakte të reja.

Related Posts

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit
Lajme

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

20/02/2026
E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët
Kryesore

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

20/02/2026
Kryesore

Për 12 vite nuk pagoi sigurimet shoqërore të punonjëses, nën hetim biznesmeni nga Gjirokastra

20/02/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastriti punëson një shtetase të huaj, por nuk i paguan detyrimet tatimore, vihet nën hetim

20/02/2026
Gara për Bashkinë Tepelenë, rivali i Tërmet Peçit rezulton i dënuar me burg (Dokumenti)
Kryesore

Theu masën e sigurisë, arrestohet gruaja nga Tepelena

20/02/2026
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherr në lokal, 38-vjeçari kapet me armë

19/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kompany bën “shkesin”, Bayern hidhet në sulm për Asllanin

Kompany bën “shkesin”, Bayern hidhet në sulm për Asllanin

20/02/2026
“Duhet të ndërhynim”, trajneri i Burnley “ndez alarmin”: Ja çfarë po ndodh me Brojën

“Duhet të ndërhynim”, trajneri i Burnley “ndez alarmin”: Ja çfarë po ndodh me Brojën

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al