• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Vuçiç, ministër propagande i Millosheviçit”, gjermanët tërbohen me deputetin për takimin me liderin serb

17/07/2025
“Vuçiç, ministër propagande i Millosheviçit”, gjermanët tërbohen me deputetin për takimin me liderin serb

Ky është Aleksandër Vuçiç që thotë se për 1 serb do të vrasin 100 myslimanë boshnjakë. Këtu shfaqet duke glorifikuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiç të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë. Sot, në postin e presidentit të Serbisë, Vuçiç përdor maskën e një lideri që bën sikur dënon krimet, por nuk pranon se vrasjet makabre të 8 mijë burrave dhe djemve 30 vite më parë janë një gjenocid.
Kjo nuk e ka penguar deputetin gjerman të Unionit Kristian Demokrat, David Preisendanz, që të shkonte në Beograd pak ditë pas përkujtimit të këtij gjenocidi dhe të takonte mes zyrtarëve dhe Vuçiçin. Kjo shkaktoi një zemëratë të madhe në spektrin politik, me të rinjt socialist të Jusos që e detyruan të kërkonte falje për takimin dhe fotografinë e publikuar me presidentin serb.
“Të pozosh me një nacionalist autoritar si Vuçiç në pallatin presidencial vetëm tre ditë pas përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës është irrituese dhe e vështirë për t’u kuptuar për shumë njerëz të përkushtuar ndaj adresimit të së kaluarës dhe të drejtave të njeriut”, lexohet në një letër të hapur të Socialistëve të Rinj, që raportohet nga media Esslinger Zeitung.
“Presidenti Aleksandër Vuçiç shërbeu si Ministër i Informacionit nën Slobodan Millosheviçin në vitet 1990. Ky regjim fajësohet për spastrimin etnik, krimet e luftës dhe gjenocidin e Srebrenicës. Protesta të dhunshme kundër Vuçiçit dhe mënyrë së tij të udhëheqjes kanë ndodhur vazhdimisht në Beograd”.
Deputeti i CDU-së në një përgjigje për median gjermane thotë se, si anëtar i Komitetit të Çështjeve Europiane, ku ai është gjithashtu raportues për procesin e pranimit në BE dhe mekanizmin e sundimit të ligjit të BE-së, ai zhvilloi një udhëtim në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer.
“Serbia ka qenë kandidate për pranim në Bashkimin Europian që nga viti 2012. Prandaj, është thjesht pjesë e detyrave të mia si raportues të angazhohem drejtpërdrejt me palët e interesuara përkatëse në terren”, theksoi Preisendanz.
“Nëse kam mundësinë për një bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin serb, është detyra ime të shfrytëzoj këtë mundësi – gjithashtu, për shembull, për të diskutuar protestat studentore që kanë ndodhur në vend prej muajsh”, shtoi më tej ai. Udhëtimi përfshinte edhe vizita në vende të tjera si Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al