• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vuçiç nuk distancohet nga grupi terrorist që vrau policin e Kosovës

24/09/2023
Vuçiç nuk distancohet nga grupi terrorist që vrau policin e Kosovës

Pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Serbi. Gjatë konferencës, Vuçiqi nuk u distancua për asnjë moment nga grupi terrorist që vrau policin e Kosovës në veri dhe la një të plagosur.

Vuçiq ka pretenduar se sot u bë një “sulm brutal ndaj serbëve” gjatë një konference për media pas sulmit të së dielës ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai ka propaganduar se bëhet fjalë për qytetarë serb të revoltuar kundër institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tij nuk kanë lidhje me Serbinë zyrtare.

Krejt kjo sepse sipas Vuçiq, mediat në Kosovë thanë se bëhet fjalë për grupe të financuar e organizuar nga Serbia ose Rusia, kurse sipas tij, në fakt bëhet fjalë për serb lokal të revoltuar.

Madje Vuçiq pretendon se këta serbë ranë pre e provokimeve të Kurtit.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”. – deklaroi ai.

“Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

Vuçiq ka shkuar edhe më tej me propagandën dhe justifikimet e tij për sulmin e sotëm terrorist nga një grup prej 30 anëtarësh të armatosur rëndë, duke përmendur edhe rajonin e Drenicës dhe Adem Jasharin.

“Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë arritur biseda dhe marrëveshje, ndërkaq sot kanë thënë vritni të gjithë. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste.” – ka deklaruar ai.

Ai më tej ka thënë se themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve si polic në veri të vendit, do të ishte mënyra e vetme për të mos pasur telashe. Ai është shprehur se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po dëshiron t’a fus Serbinë në luftë me NATO-n.

“Kurti nuk do ta themeloj Asociacionin e Komunave Serbe, gjatë tërë kohës provokon. Më vjen keq që disa nga serbët ranë në këtë provokim. I vetmi fajtor është Albin Kurti. Ai dëshiron të na fus në luftë me NATO-n. Këtë e bën gjatë gjith kohës.” – deklaroi ai.

“Ne vendimet do t’i marim me kujdes, në mënyrë të detajuar. Do t’i punojmë me themel, dhe me to do të dalim para qytetarëve tanë në Kosovë, në ditët që do të vijnë.”

“E thërras komunitetin ndërkombëtar, që Asociacioni të formohet, që në veri të Kosovës, policët të jenë nga komuniteti serb, kjo është mënyra e vetme për të mos patur më telashe.” – pohoi ai.

“E thërrasim popullin tonë, për qetësi dhe i lusim të besojnë në shtetin e tyre.” – ka thënë

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al