• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Xhaka falënderon Arteta: Ai më dha një shans të dytë

31/07/2020
Xhaka falënderon Arteta: Ai më dha një shans të dytë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, zbuloi se ai ishte “shumë, shumë afër” largimit nga klubi londinez në janar. Ai ka falënderuar trajnerin Mikel Arteta që i dha një shans të dytë. Shqiptari i kombëtares së Zvicrës dukej i vendosur për ta lënë Arsenalin, pasi iu hoq shiriti i kapitenit në nëntor për atë reagim të zemëruar ndaj tifozëve të tij, që e bezdisën dhe ofenduan kur u zëvendësua gjatë barazimit 2-2 me Crystal Palace.
27-vjeçari, gjithashtu, u pezullua nga skuadra për pesë ndeshje, por e rifitoi vendin e tij dhe, tetë muaj më pas, është përsëri lojtar i rregullt i formacionit fillestar. Arteta javën e kaluar e lavdëroi Xhakën për shfaqjet e tij në fushë, por ish-ylli i Borussia Monchengladbach pranoi se e pati menduar seriozisht largimin. “Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi mes meje dhe tifozëve, ose më mirë të themi mes tifozëve me mua. Nuk ishte kohë e mirë, – tha ai për “BT Sport”. – Por, mbase ishte çelësi, sepse u ktheva më i fortë se kurrë, kështu që mësova shumë nga ajo situatë. Shpresoj që edhe fansat të kenë nxjerrë mësime.
Unë gjithmonë thoja me vete, por edhe me tifozët: Hyj në fushë për të dhënë 100 për qind çdo ndeshje. Njerëzit kanë filluar të më kuptojnë gjithnjë e më shumë. Unë duhet të jem i sinqertë, jam shumë i sinqertë me të gjithë. Kam qenë shumë, shumë afër largimit nga klubi. Kam pasur, deri në atë moment, një kohë të shkëlqyeshme tek Arsenali. Por, pas asaj që ndodhi, natyrisht e pashë veten shumë poshtë, sepse nuk e prisja nga njerëzit, nga fansat. Asnjëherë nuk ishte në mendjen time të largohesha nga klubi më parë, por pasi asaj që ndodhi, sigurisht që mendova për këtë.
Kur Mikel erdhi si trajner, pata një takim shumë të mirë me të. Biseduam hapur. Ai më ktheu dhe më dha një shans të dytë, më tha se besonte tek unë. Për këtë, jam përpjekur t’i jap gjithçka. Që kur Mikel ka ardhur në këtë klub shumë gjëra kanë ndryshuar. Ai ka ndryshuar mentalitetin, shpirtin, jo vetëm për te lojtarët veç e veç, por edhe tërë grupin. Të gjithë e dinë saktësisht se cila është puna e tyre. Kemi një plan të qartë të lojës. Ai na përgatit vërtet shumë, stërvitemi me lumturi. Me të po bëjmë një punë të mahnitshme”.

Related Posts

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

23/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

23/12/2025
Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur
Sport

Dinamo, Daja: Fitore e merituar, bravo skuadrës

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar
Sport

Dueli që premton gola, Tirana nuk e njeh fitoren me Elbasanin e ri

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al