Mesa duket Tërmet Peçi sa herë që del publikisht, e ka për “zakon” të bëhet lajm. Lavdet dhe “piedestalet” që i thuri Ramës, ja kanë marrë mendjen edhe këtë herë, duke bërë sot një tjetër gafë. Peçi gjatë fjalimit tha se ‘plot 8.1 milionë euro i ka promovuar qeveria Bashkisë Tepelenë’. Me siguri që Peçi ka dashur të thotë ‘akorduar’, por është ngatërruar ose kuptimin e fjalës ‘promovuar’ e di ndryshe.
Kujtojmë që në vitin 2015, Peçi ishte shprehur gjatë një takimi elektoral se ‘Partia Socialiste do të sigurojë një fitore publiçitare’. Peçi gjithashtu kërkoi nga Rama edhe një stadium Kombëtar, duke e quajtur kryeministrin ‘Komandant’. Në Tepelenë Tërmeti thërritet më së shumti me emrin ‘Xheku’, nofkë që i ka mbetur prej kohës kur ishte më i ri.
Por përtej këtyre gafave, të cilat fundja s’kanë shumë rëndësi sepse kryebashkiaku nuk është as gjuhëtar dhe as akademik, Tërmet Peci i ka bërë një transformim rrënjësor Tepelenës. Sot ky qytet ka një pamje tjetër që pakkush e mendonte më parë. Peci ka patur një mbështetje të madhe nga Edi Rama në projektet që ka cuar për financim. Në këtë kuptim gafat e tij s’kanë asnjë vlerë, pë aq kohë sa qytetarëve u përmirësohen shërbimet dhe shohin përditë sesi transformohet qyteti.