Ish-konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, ka reaguar në lidhje me lojën e banorit aktual Rogert Sterkaj, duke i dhënë atij mbështetje të hapur në këtë fazë të garës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xumi ka shprehur mendimin e tij, duke e cilësuar Rogertin si një nga lojtarët më të fortë dhe më të sinqertë brenda shtëpisë. Ai thekson se, edhe pse nuk kishte dashur të komentonte mbi këtë sezon të formatit, vendosi të ndajë opinionin e tij personal.
“Sipas mendimit tim, Rogerti është lojtari më i sinqertë dhe më i fortë nga të gjithë”, ka shkruar ai. Më tej, ish-banori ka shtuar se e sheh atë si një person të drejtë, duke theksuar se reagimet e tij të forta vijnë si pasojë e mbrojtjes së së drejtës së vet.
Në fund të mesazhit, Xumi i ka uruar fitoren dhe i ka garantuar mbështetje deri në përfundim të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme në vend.
Reagimi i tij vjen pas zhvillimeve të fundit në spektaklin e së martës, kur Rogerti u largua për pak momente nga gara dhe më pas u rikthye sërish në lojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, një moment që ka shtuar diskutimet dhe debatet mes ndjekësve të formatit.
![]()









