Kenan Yildiz vijon të shqetësojë tifozët juventin për shkak të gjendjes së tij fizike. Turku u zëvendësua në pushimin e ndeshjes Atalanta–Juventus për shkak të gjendjes jo të plotë fizike. Që të shtunën në mëngjes, mesfushori turk kishte ndier shqetësime në gjurin e majtë, por kishte dhënë miratimin për të luajtur ndaj Luciano Spallettit.
Megjithatë, për të shmangur mbingarkesën fizike, trajneri bardhezi vendosi ta tërhiqte pas pjesës së parë, duke aktivizuar David në vend të tij. Sipas “Corriere dello Sport”, në kampin e Juventusit nuk ka shqetësim të madh për ndeshjet e ardhshme, por Yildiz mund të kryejë kontrolle më të thelluara në “J Medical” për të sqaruar më mirë gjendjen e tij. Përgatitja e tij për ndeshjen ndaj Bolognës do të ndahet mes stërvitjes në fushë dhe trajtimeve mjekësore.








