Rreth 6 mijë shqiptarë kanë mbushur stadiumin në Galatsi të Athinës në takimin me kryeministrin Edi Rama. Takimit i paraprin një koncert festiv me këngëtarë të njohur. I pari që ka nisur performancën është Ylli Baka, këngëtari i njohur i muzikës popullore nga Tepelena. Më pas vijon më Era Rusin dhe Noyzin. Pas koncertit do të marrin fjalën përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste e më tej kryeministri Edi Rama. Ndërkohë jashtë stdiumit një grup i vogël protestuesish të mbështetur nga PD e Sali Berishës protestuan me pankarta për lirimin e Fredi Belerit dhe hodhën parrulla kundër Edi Ramës. ©Argjiroja.net







