• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zaptimi i plazheve në jug, Bledi Çuçi mbledh Task Forcën në Himarë: Asnjë tolerim për ata që shkelin ligjin. Reagoni ndaj denoncimeve të pushuesve (FOTO)

07/08/2019
Zaptimi i plazheve në jug, Bledi Çuçi mbledh Task Forcën në Himarë: Asnjë tolerim për ata që shkelin ligjin. Reagoni ndaj denoncimeve të pushuesve (FOTO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Himarë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki. Ai kërkoi një koordinim më të mirë të punës mes të gjitha institucioneve në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë probleme. Në mënyrë të veçantë u ngrit shqetësimi i zaptimit të plazheve nga subjekte private. Ministri Çuci kërkoi ndërhyrje të menjëhershme që ky fenomen të frenohet. Po kështu ai tha se duhen monitoruar në mënyrë rigoroze edhe subjektet që kanë marrë leje për shfrytëzimin e plazheve.

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më. Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale”, tha ministri Çuçi.

Një tjetër çështje që ka dalë si shqetësim nga pushuesit në zonën e Himarës është niveli i lartë i zhurmës. “Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për sa i përket sigurisë ushqimore, ministri Çuçi kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit, të mos abuzojnë me detyrën duke rënduar padrejtësisht operatorët e biznesit ushqimor, njëkohësisht të mos tolerojnë askënd që rrezikon shëndetin e konsumatorëve. Bashkë me ministrin Çuçi në këtë takim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Ata koordinojnë Task Forcën për sezonin turistik në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

Related Posts

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

11/04/2026
“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim

Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim

11/04/2026
Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al