Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Shqiperia është tensionuar ndjeshëm ditët e fundit, duke sjellë një tjetër vendim të rëndësishëm nga produksioni. Pak ditë më parë në shtëpi mbërriti një zarf i zi, përmes të cilit u njoftua anulimi i televotimit që kishte ardhur si pasojë e Kutisë së Pandorës së Juelës.
Vendimi erdhi pas një sërë përplasjesh dhe debatesh të forta mes banorëve, të cilat kulmuan me disa incidente që u konsideruan të papranueshme nga produksioni.
Gjatë një debati të ashpër në shtëpi, Greta pështyu në fytyrë Juelën, një veprim që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë. Ndërkohë, në një tjetër moment tensioni, Marko goditi në dorë Shëndritin, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.
Pas këtyre ngjarjeve, produksioni vendosi që të marrë masa dhe të ndryshojë dinamikën e lojës. Si pasojë, mbremjen e sotme u be e ditur se Greta dhe Marko janë dërguar në televotim kokë më kokë, duke i lënë në dorë publikut vendimin për fatin e tyre në shtëpi.
Kështu, mbrëmjen e sotme pritet të mësohet se cili prej tyre do të largohet nga gara, ndërsa publiku do të vendosë përmes votës se kush do të vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.









