• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi me rritjen më të lartë të çmimeve në maj

09/06/2023
Zarzavatet, produktet e qumështit dhe mishi me rritjen më të lartë të çmimeve në maj

Familjet shqiptare çojnë rreth 42% të shpenzimeve mujore për t’u ushqyer, shifër që është më e larta në Europë dhe shumë më tepër se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%.

Si rrjedhojë, shtrenjtimi i ushqimeve rëndon shumë më tepër në buxhetin e një familjeje shqiptare sesa në atë të një familjeje në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe në rajon.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shumë ushqime vijuan rritje me ritme dyshifrore edhe në maj.

Shtrenjtimi më i lartë ishte për zarzavatet, përfshirë pataten, që ishin 18.3% më të shtrenjta në maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Patatja dhe qepa dy produkte bazë në kuzhinën shqiptare po shiten më çmime mesatarisht 25% më të larta këtë sezon. Tregu ka mungesa të rregullta në furnizime dhe për pasojë çmimi luhatet nga ditë në ditë me tendencë rritjen.

Nuk ka të ndalur as rritja e çmimeve të qumështiit e nënprodukteve të tij, që janë bërë më të shtrenjta sesa në shumë vende të tjera të Europës.

Çmimet e grupit Qumësht, djathë dhe vezë u rritën me 14.3% me bazë vjetore në maj. Përfaqësuesi e industrisë janë ankuar vazhdimisht për rritje të kostove dhe rënie të prodhimit vendas për shkak të uljes së krerëve të bagëtive,të ndikuar nga emigracioni në zonat rurale.

Shtrenjtimi i produkteve të qumështit po i hap rrugën importeve, që u rritën me 28% për 4 mujorin e parë.

Më i shtrenjtë është dhe mishi (+12.1), i ndikuar sërish nga rënia e blegtorisë.

Në kafe dhe restorante, duhet të paguajmë mesatarisht 5% më shumë.

Edhe pajisjet për shtëpinë janë më shtrenjtë, sidomos mobiliet, makinat larëse

Më lirë kushton vetëm nafta, që ka zbritur në më pak se 180 lekë për litër, nga 230-240 lekë që kulmoi në maj të një viti më parë. Treguesi i shërbimeve të mjeteve personale të transportit shënoi rënien më të fortë prej 16.1%.

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4,7%, Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6%, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj./monitor

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al