• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen dëshmitë/ Sa paguhej për çdo shërbim në qendrën e masazhit

11/11/2020
Zbardhen dëshmitë/ Sa paguhej për çdo shërbim në qendrën e masazhit

“Në orën 19.00 në qendër erdhi një klient. Fillimisht kërkoi masazh, pasi bëri masazh klienti kërkoi marrëdhënie. Në këtë moment e telefonoi e fejuara dhe i kërkoi të flasë me kamera dhe klienti doli me shpejtësi nga qendra pa kryer aktin seksual, kurse në krevat la 5 mijë lekë”.

Ky është rrëfimi para policisë i masazhatores me emrin e shkurtuar K, e cila u kap në flagrancë nga policia në qendrën e masazhit në kryeqytet, ndërsa më vonë nga rrëfimet u zbuluan edhe vajzat të tjera që kryenin të njëjtat shërbime.

Për përdorimin e qendrës së masazhit si qendër prostitucioni policia arrestoi pronarin e saj F.H, një 35-vjeçar që mohon të ketë dijeni se çfarë ndodhte brenda biznesit të tij. Por njëra nga masazhatoret rrëfen se pikërisht punëdhënësi i kishte kërkuar nder që veç masazhit, ajo të ofronte shërbime seksuale edhe te shokët e tij që paraqiteshin në qendër dhe kërkonin marrëdhënie seksuale apo seks oral. Policia sipas burimeve të gazetës Si ka sekuestruar bllokun e shënimeve me shkrim dore, ku secila nga vajzat masazhatore shkruante oraret se kur do të shërbente dhe se ku ajo ishte e gatshme për të qenë aty.

Qendra sipas policisë gjendet në rrugën “Marko Bocari” dhe kontrollet e qendrave të tilla ka disa muaj që kanë nisur, që kur gazeta Si nisi denoncimin e përdorimit të këtyre qendrave edhe për shërbime të tjera. Madje, në një rast jozyrtarisht policia pohon për gazetën Si se infiltroi një agjent që sapo i është propozuar nga punonjësja shërbim ekstra, në këto ambiente kanë mësyrë edhe agjentët e tjerë për të kryer kontroll dhe më tej referimin e çështjes në prokurori.

Rasti i fundit

Por ndonëse policisë për ta kopsitur dosjen i duhet të kontrollojë në koshin e plehrave ku edhe referohet se çfarë gjendet aty përfshi edhe prezervativët, në zbulimin e fundit është kërkuar edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë që tregon se si punonjëset afrohen pas seancave pranë koshit të plehrave për të hedhur sende që më pas konfirmohet që janë prezervativë.

Vajza me inicialet E. P rrëfehet për policinë edhe për çmimet dhe për ofertat që nga full bodi që ato e njohin si të tillë deri te shërbime të tjera seksuale. “Ka pasur raste kur F. më ka marrë dhe më ka kërkuar t’u bëj masazh shokëve të tij. Pagesa e klientëve për marrëdhënie seksuale shkonte 7 mijë lekë, ndërsa për seks oral dhe masturbim nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë.

Shtetasja U. M po ashtu e dyshuar nga policia se punonte si prostitutë tregon gjithashtu detaje. “Në një rast F. na kërkoi mua dhe K. që t’u bënim shërbime dy shokëve të tij, por nuk pranova pasi njëri prej tyre ishte i dehur. Pasdite erdhën katër klientë, por nuk gjendesha në punë, pasi aty ishin K dhe E”.

Masazhatorja tjetër E. Gj pranon ofrimin e shërbimeve seksuale, çka e ka bindur policinë se ka informacionin e plotë për të prangosur pronarin. “Pasi komunikova me pronarin ramë dakord që rroga të ishte 30 mijë lekë në muaj. Për shërbimet e tjera ekstra do kisha pagesë tjetër. Por unë ofroja video në snapchat, janë video erotike që ua dërgoja personave të ndryshëm që më paguanin më pas në numrin tim të llogarisë. Kam pasur marrëdhënie të ndryshme me persona të ndryshëm që nuk i njoh, që më kanë kontaktuar përmes telefonit”, thotë ajo.

Rrëfimet vazhdojnë më tej edhe nga masazhatorja K. P, ndërkohë që policia thotë jozyrtarisht se në xhepat e disa prej vajzave janë gjetur edhe vlerat monetare ashtu sikundër edhe në recepsion./ Gazeta Si

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin e tre javëve të fundit të Superiores për vitin 2025

Zbulohet kalendari i Superiores për 3 javët e para të 2026-ës, ja kur do të zbresin në fushë 10 skuadrat

27/12/2025
Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia – Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia – Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al