• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen detajet/ Si u arratis nga lokali ‘koka’ e grupit të trafikut, 44-vjeçari nga Delvina, Dritan Gramozi

06/02/2019
Zbardhen detajet/ Si u arratis nga lokali ‘koka’ e grupit të trafikut, 44-vjeçari nga Delvina, Dritan Gramozi

Nga Etleva Delia

Operacioni policor i së shtunës, “Rruga e gabuar”, gjatë të cilit u arrestuan 32 persona që trafikonin klandestinë përmes dokumenteve të falsifikuara, dyshohet se mund të jetë dekonspiruar.

Vetëm në këtë formë mund të shpjegohet fakti që i dyshuari kryesor, i cilësuar si kreu i grupit kriminal, Dritan Gramozi, nuk u arrit të arrestohej. Ai u arratis vetëm pak çaste para operacionit.

Gramozi “u zhduk” nga lokali ku po mbahej nën vëzhgim nga agjentë civilë të Policisë, teksa ndodhej duke pirë kafe me bashkëpunëtorin e tij më të afërt në grup, shtetasin Rezart Hoxha. Ky i fundit u arrestua, ndërsa nuk u mësua dot se çfarë ndodhi me shokun e tij, që ishte në të njëjtën tavolinë.

Krejt papritur, 44-vjeçari Dritan Gramozi iu humbi nga sytë agjentëve që e vëzhgonin dhe nuk u gjet më për ta arrestuar. Për këtë arsye, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një verifikim nëse është dekonspiruar apo jo operacioni “Rruga e gabuar”.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Dritan Gramozi është treguar vigjilent apo edhe ndonjë pakujdesi e agjentëve civilë që ishin me mision, ka bërë që ai të kuptojë gjithçka dhe të arratiset.

Burime nga grupi hetimor thanë se Dritan Gramozi është njeriu që prodhonte dhe siguronte dokumente të falsifikuara, jo vetëm karta identiteti, por edhe pasaporta greke, italiane, bullgare dhe çeke. Nga ana tjetër, burimet saktësojnë se 44-vjeçari Gramozi, nga fshati Stjar i Delvinës, pasi gjente përmes bashkëpunëtorëve të tij personat që do të udhëtonin në mënyrë të paligjshme u mundësonte atyre edhe kalimin e paligjshëm përmes pikave të Qafë-Botës dhe Kakavijës.

Por ky grup kriminal, sipas Prokurorisë, kishte edhe një “shërbim” të veçantë që ua ofronte personave të interesuar. Bënte të mundur fshirjen e vulave të vendosura në pasaportë, në momentin e deportimit nga vendet e Bashkimit Europian.

PANORAMA

Related Posts

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës
Lajme

Moti pritet të përkeqësohet, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

01/01/2026
Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën
Lajme

“Benz”-i me shpejtësi përplaset ‘kokë më kokë’ me veturën

01/01/2026
Lajme

Moti/ Janari nis me stuhi dimërore

01/01/2026
Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!
Lajme

Dy vajza, foshnjat e para të vitit 2026 në maternitetet e Tiranës!

01/01/2026
Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
Lajme

Shqipëria “zhduk” lekun letër/ Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al