• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet deklarata e shqiptares që plagosi ish-partnerin grek: E bëra për të mbrojtur vajzën

15/11/2021
Zbardhet deklarata e shqiptares që plagosi ish-partnerin grek: E bëra për të mbrojtur vajzën

Zbardhet dëshmia e Klodiana Çelës, 49-vjeçares shqiptare e cila pak ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të ish-partnerit të saj grek, duke e lënë të plagosur në sy të vajzës së tyre 13-vjeçare. Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën.

Sipas versionit të shqiptares, i plagosuri ka nxjerrë armën duke kërcënuar vajzën e cila është larguar me shokun e saj të klasës. “Ndal ose do të qëlloj dhe do të them që të qëlloi nëna jote”, citon Çela t’i ketë thënë mjeku grek vajzës.

“U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës”, është shprehur Klodiana Çela. “Nxitova t’ia merrja armën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse mendonte se fëmija mund të lëndohej ajo thotë: “Aspak, e mbrojtja fëmijën me të gjitha forcat e mia. Pyesni ata nëse janë penduar që morën fëmijën nga një nënë për 5 vite me radhë. Unë e mbrojtja fëmijën tim”, shprehet ajo. Klodiana Çela u dërgua sot për të dhënë versionin e saj për ngjarjen pa praninë e avokatit. Duke dalë nga gjykata ajo ka bërtitur me të madhe. “Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija im duhet të jemi bashkë”.

Gjendja e mjekut grek, po përmirësohet. Sipas mediave greke, hetuesit kanë dyshime se shqiptarja kishte për qëllim ta rrëmbente vajzën dhe të arratisej bashkë me të në Shqipëri. Sipas Mega, katër vite më parë mjeku kishte bërë një denoncim ndaj 49-vjeçares, pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë fëmijën pasi e kishte marrë për të kaluar fundjavën me të. Kur autoritetet zbuluan vendndodhjen e tyre, ajo kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni i banesës ku po qëndronte.

Pas shumë orësh negociata, policia arriti të futej në banesë, ndërsa 49-vjeçarja u arratis drejt Shqipërisë me makinë duke e marrë dhe vajzën me vete. Por rrugës shëndeti i kësaj të fundit u përkeqësua duke prishur planin e Çelës, e cila u detyrua ta dërgonte atë në spital.

Hetuesit kanë arritur të sigurojnë edhe dëshminë e një gruaja e cila thotë se Klodiana Çela i kishte thënë se kishte ndërmend ta vriste doktorin grek. Shqiptarja 49-vjeçare njihej si natyrë kontradiktore. Ajo shpesh prezantohej si shqiptare dhe herë të tjera thoshte se ishte pasardhëse e një familje të njohur dhe të pasur greke.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Festë në shtëpinë e Bayern, Jamal Musiala rikthehet në stërvitje (VIDEO)

Festë në shtëpinë e Bayern, Jamal Musiala rikthehet në stërvitje (VIDEO)

17/12/2025
Vajza e Gwyneth Paltrow shfaqet me fustanin që e kishte veshur nëna e saj në vitin 1996

Vajza e Gwyneth Paltrow shfaqet me fustanin që e kishte veshur nëna e saj në vitin 1996

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al