• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet operacioni në Sarandë, arrestohet personi që përpunonte kokainë në garazh, shpallet në kërkim një tjetër (VIDEO)

30/08/2021
Zbardhet operacioni në Sarandë, arrestohet personi që përpunonte kokainë në garazh, shpallet në kërkim një tjetër (VIDEO)

Policia jep detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia njofton se gjatë aksionit FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë.Gjithashtu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë sekuestruar 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6  mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni policor i koduar “Çuka” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Sarandës, vihet në pranga 1 shtetas shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe grupin e FNSH-së, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Çuka”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Romeo Laze, 41 vjeç dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, janë grumbulluar informacione në rrugë operative, se të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të shtetasit Romeo Laze, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material, doza me lëndë të dyshuar kokainë.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR.

Gjithashtu u sekuestruan 3 automjetet dhe 3 motomjetet me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al