• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet pasuria e ministres Ogerta Manastirliu (Skeda)

21/02/2021
Buxheti 2019, rreth 5 miliard lekë për ndihmën ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron pasuri familjare me vlerë 18.4 milionë lekë, ndërsa rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në një vit të karrierës së saj.

BIRN

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al