Spitali rajonal i Fierit mund të jetë i pari spital COVID në jug të vendit nëse infektimet do të vazhdojnë me ritëm të shpejtë, njoftoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Kujtim Llapi.
“Parametrat kemi kohë që i kemi siguruar në të gjithë spitalet rajonal. Flasim për 3 spitalet rajonal që mbulon operatori jonë. Fieri, Vlora dhe Gjirokastra. Ka kohë që janë marrë masat. Pavijonet e infektivit janë gati. Stafi nuk na mungon. Kemi edhe mjek pneumolog, infeksionit dhe infermieror.
Por nuk mendoj se do të vije puna deri atje. Mendohet se nëse do të ketë një shtrëngesë të madhe, spitali i Fierit mund që të kthehet një pjesë e tij, një ose dy pavijone të kthehen në COVID. Por nuk kemi arritur akoma tek COVID 3 dhe COVID 4”, tha drejtori i OSHKSH, Kujtim Llapi në një intervistë për Report Tv.