• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet skema e mashtrimit me TVSH-në në Gjirokastër, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë

25/07/2023
Zbardhet skema e mashtrimit me TVSH-në në Gjirokastër, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë

6 persona janë vënë nën hetim për mashtrim me TVSH-në, pas hetimeve të policisë, në bashkëpunim me prokurorinë e Gjirokastrës dhe me autoritetet italiane. Personat në fjalë, prej të cilëve 3 shqiptarë dhe 3 italianë, akuzohen se krijuan skema mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme. Në një njoftim për mediat, policia thotë se të 6 këta persona vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përfitimin nga TVSH-ja. Në kuadër të këtij procedimi penal u bë gjithashtu sekuestrimi i tre llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 mijë euro dhe 13 milion lekë të rinj.

***

Njoftimi i policisë së Gjirokastrës

Hetime të thelluara proaktive të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për godijen e veprimtarisë kriminale të krijimit të skemave të mashtrimit, me qëllim përfitimin.

Hetimet po kryhen edhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Krijuan skema mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme, vihen nën hetim 6 shtetas (3 shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas italianë).

Të 6 këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përfitmin nga TVSH-ja.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës u bë sekuestrimi i tre llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 mijë euro dhe 13 milion lekë të rinj.

Referuar të dhënave operative të strukturave hetimore në DVP Gjirokastër, në vijim të materialit procedural të referuar nga kjo drejtori policie dhe regjistrimit të procedimit penal proaktiv, pas hetimeve të kryesuara nga Prokuroria dhe Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka urdhëruar kontrollin e vendeve dhe sekuestrim të provave sikurse janë numra llogarie etj, të subjekteve të cilëve u atribohen veprat penale.

Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, me mbështetjen e Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në Tiranë, në tre subjekte.

Nga kontrollet e ushtruara u gjetën, fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të rëndësishme për hetimet. U sekuestruan gjithashtu 19 vula të subjekteve të ndryshme tregtare që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale nga këto subjekte. U këqyrën dhe u sekuestruan gjithashtu dokumente që kishin lidhje me subjektet në hetim, si dhe u kryen veprimet e nevojshme procedurale.

Nën hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” shtetasit:

I. Q., E. B. dhe Z. K., shtetas shqiptarë;
A. D., S. C. dhe S. C., shtetas italianë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta”.

Gjithashtu është konstatuar përfshirja e subjektit të arrestuar nga autoritetet italiane në përvetësimin e rëndë, si dhe në rregjistrimin fiktiv të pasurisë V. R., duke shfrytëzuar rreth 11 kompani të ndryshme duke falsifikuar fatura për shërbime dhe/ose shitje mallrash të pa kryera dhe për t’u rimbusuar me TVSH.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, do të thellojë hetimet duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion e ekspertizë me autoritetet italiane, për grumbullimin e provave, identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të përfshirë në këto skema mashtrimi.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al