ArgjiroLajm.net publikon sot vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka pushuar gjykimin për padinë e shfuqizimit të aktit administrativ të Këshillit Bashkiak të Gjirokastër të datës 24 maj, për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Këshillin e Qarkut. Është fjala për seancën ku grupimi PD-LSI shkarkoi Shkëlqim Guçen dhe Armand Hilajn. Gjykata thotë se vendimi nr.45 i Këshillit Bashkiak Gjirokastër nuk zhvillon fuqi juridike dhe kërkesa për masë sigurimi duhet të pushohet. Por ndërkohë Gjykata shprehet në vendimin e saj se cështja nëse Prefekti ka në kompetencë verifikimin e ligjshmërisë së aktit konkret, i cili ka karakter individual, i përket themelit të gjykimit dhe nuk mund të shqyrtohet në seancën e masës së sigurimit. Ndërkohë ArgjiroLajm.net publikon edhe shkresën që Prefekti Astrit Aliaj i ka nisur Këshillit Bashkiak Gjirokastër në datën 7 të këtij muaji. Sipas kësaj shkrese prefekti ka konstatuar se vendimi i Këshillit Bashkiak Gjirokastër për shkarkimin e Shkëlqim Guçes dhe Armand Hilajt, është marrë në kundërshtim me ligjin. Konkretisht me nenin 75, pika 3 e ligjit nr. 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’.
©ArgjiroLajm.net














