Zbardhet vrasja me arme zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie, arrestohen autoret. Strukturat per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster, pas hetimeve te panderprera të kryera sapo kane marre njoftimin per ngjarjen dhe veprimeve proceduriale, në bashkepunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:
Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:
Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, diten e djeshme rreth ores 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Alket Muho, 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.
Nga teresia e veprimeve dyshohet se dy autoret e kane vrare shtetasin Alket Muho për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve.
Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer ne bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.