• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbret në 2 vlerësimi për Ksamilin në TripAdvisor, vërshojnë komentet negative nga turistët: Përvoja më e keqe, s’do të kthehem kurrë. Taksia më e shtrenjtë se në Londër. Të shesin edhe ajrin… (FOTO)

28/08/2023
ksamil, londer, pushime, tripadvisor, pushimet, shqiperia, maldivet e europes,

Ksamili veçanërisht u promovua këtë vit në të gjitha mediat ndërkombëtare si një nga vendet më mahnitëse në bregdetin shqiptar dhe që rekomandohej për t’u vizituar. Etiketa mediatike apo cilësimi si “Maldivet e Europës” u bë një refren tek të gjithë. Në pranverë në platformën ndërkombëtare TripAdvisor, Ksamili vlerësohej me 5 nga 5 vlerësimet e mundshme. Ndërkohë tani në gusht fatkeqësisht ky vlerësim ka zbritur në 2, bazuar në përshtypjet që kanë dhënë vetë ata që e vizituan Ksamilin.

Në bëmë një shikim të shpejtë të disa komenteve në këtë platformë për të kuptuar përshtypjet e turistëve. Zhgënjimi ishte i dukshëm dhe lidhej direkt me shërbimin dhe sjelljen e banorëve vendas që kanë hotelet, apartamentet apo restorantet në këtë pjesë të mrekullueshme të bregdetit shqiptar.

“Shumë i shtrenjtë dhe sjellje arrogante nga vendasit. Po, uji është i pastër, por vetëm nëse shkoje herët në mëngjes. Nuk ka plazh publik dhe më është kërkuar të paguaj mbi 100 euro për dy shezlonge. Çmimi që kam paguar për taksi është i krahasueshëm me një shërbim premium në Londër dhe shpesh të ndryshojnë çmimin ndërkohë që ju jeni brenda në taksi. Udhëtimi më i mirë… të mos shkosh”, shkruan Ivana nga Britania e Madhe.

“Njerëz të pasjellshëm. 10 euro parkimi dhe duhet të ecësh 30 minuta të gjesh një plazh që nuk është rezervuar plotësisht. Mbipopullim”, shkruan Fjore nga Britania e Madhe.


“Ne erdhëm, qëndruam një natë dhe u larguam përsëri. Vend i mbipopulluar me hotele dhe apartamente të ndërtuara ngado jashtë çdo logjike. Çdo gjë është ndërtuar për biznes pa respekt për natyrën e bukur”, shkruan Ivana nga Italia.


“Hera ime e parë në Ksamil dhe e fundit. Përvoja më e keqe që kam pasur në Shqipëri. Banorët vendas dhe bizneset kanë zero mikpritje, thjesht rendin pas parasë”, shkruan Sofia.

“Ata na anuluan dhomën që kishim rezervuar dy muaj më parë sepse dikush tjetër iu kishte dhënë një çmim më të mirë. Vendi është krejt ndryshe nga fotot. Rrugët janë plot trafik dhe plzhet shumë të shtrenjta pa arsye. Është i vetmi vend në Shqipëri ku nuk do të shkojë më. Ky vend është një makth”, shkruan një pushues tjetër.

“Mos shpenzoni kohë të vini këtu. Ata pothuajse të shesin edhe ajrin që ju thithni. Tregtarët janë hileqarë dhe të pasjellshëm. Zero mikpritje! Çdo gjë është e mbivlerësuar. Rëra në plazh nuk është reale (natyrale)”, shkruan Murati, një tjetër turist që ka qënë në Ksamil teksa poston edhe faturën në një restorant, i cili i ka marrë pagesë edhe për përdorimin e salcës ketchup.


“Mos iu besoni videove në internet. Do të humbisni shumë para në “restorante” që në fakt janë zgara me ushqim të shpejtë. Pothuajse të gjithë këtu do përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive. Vijnë njerëz te stacioni i autobusit dhe iu thonë turistëve që autobusi është anuluar, në mënyrë që ata të detyrohen të paguajnë taksi mbi 30 euro për një udhëtim 15 apo 20 minuta. Plazhet janë të mbipopulluar dhe nëse nuk paguani 25 euro për shezlong, do t’ju vijnë rojet e sigurisë megjithëse asnjë plazh nuk është privat”, shkruan një komentues tjetër.


Këto ishin vetëm disa nga komentet e fundit që ne lexuam në TripAdvisor për Ksamilin. Me siguri që nëse vijon të shfletosh më tej platformën do të gjenden plot komente të tjera negative dhe pozitive. Në tërësinë e vet, tentativat e njerëzve të pamësuar me turizmin e që rendin të sigurojnë fitime të shpejta brenda një jave apo një sezoni, duket se dëmtojnë në afatgjatë perspektivën turistike të Ksamilit, një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar. Nëse nuk ka një reflektim të gjerë të atyre që jetojnë e punojnë në këtë qytezë, s’do të jetë e largët dita që “Maldivet e Europës” të braktisen nga pushuesit vendas e të huaj. Sigurisht që ne nuk e urojmë diçka të tillë që impakton ekonominë lokale dhe të Shqipërisë, por çdo abuzimi i duhet prerë rruga nga vetë vendasit, operatorët në treg dhe sigurisht nga shteti. Batakçinjtë nuk mund të merren me turizëm pa ditur çfarë është kjo industri dhe më e keqja, as nuk denjojnë të mësojnë apo të informohen. ©argjiroja.net

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al