Aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare të cilat kanë përdorur një softuer të shitur nga kompania izraelite e mbikëqyrjes NSO Group. Zbulimin e bujshëm e bën gazeta “The Guardian” në një shkrim ekskluziv të hartuar nga 4 gazetarë të saj.
Sipas “The Guardian” janë 16 organizata mediatike që kanë rënë pre e këtij përgjimi edhe pse kompania izraelite Pegasus këmbëngul se synohet përdorimi vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve, por programi ka rënë duar të disa qeverive autoritare që e kanë përdorur atë për të goditur aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë.
Gazetarët e “The Guardian” kanë mundur të sigurojnë një listë me më shumë se 50 mijë numra telefoni që besohet se janë identifikuar si “njerëz me interes” nga klientët e NSO që prej viti 2016.
Pegasus është një “malëare” që infekton telefonat iPhone dhe pajisjet Android duke u mundësuar operatorëve që të nxjerrin prej andej mesazhe, foto dhe email, të regjistrojnë thirrje dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin.
“The Guardian” dhe partnerët e tij mediatikë kanë lajmëruar të zbulojnë si fillim identitetin e afro 180 personave. Ato përfshijnë drejtues biznesi, figura fetare, akademikë, punonjës të OJQ-ve, zyrtarë të sindikatave dhe zyrtarë të qeverisë, duke përfshirë ministra të kabineteve, presidentë dhe kryeministra.
Lista përmban gjithashtu numrat e anëtarëve të familjes së ngushtë të sundimtarit të një vendi, (nuk e specifikon) duke sugjeruar që sundimtari mund të ketë udhëzuar agjencitë e tyre të inteligjencës për të shqyrtuar mundësinë e monitorimit të të afërmve të tyre.
Zbulimet e numrave do të fillojnë gazetarë duke përfshirë reporterë, redaktorë dhe drejtues redaksie në Financial Times, CNN, New York Times, France 24, The Economist, Associated Press dhe Reuters. ©LAPSI.al









