• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulimi i ri i shkencëtarëve: Hunda, porta kryesore nga hyn Covid 19

22/08/2020
Zbulimi i ri i shkencëtarëve: Hunda, porta kryesore nga hyn Covid 19

Një grup shkencëtarësh nga “Johns Hopkins Medicine” që është njëkohësisht edhe qendra amerikane që po koordinon të gjitha studimet mbi Covid 19, ka kryer një sërë eksperimentesh për të kuptuar se cilët janë rrugët më të pereferuara nga virusi për të hyrë në trupin tonë.

Ata kanë zbuluar se hunda është mënyra perfekte. Ajo përdoret si porta kryesore hyrëse për të infektuar edhe qelizat e tjera. Vulnerabiliteti  i saj është kaq i lartë sa që infeksioni akseson 700 herë më shumë përmes kësaj rruge se sa përmes rrugëve të tjera.

Pjesa më e ndjeshme është pikërisht ajo më e jashtmja dhe sipërfaqësorja, jo pjesët që ndodhen në rrugët më të thella të frymëmarrjes. Dhe nuk është aspak rastësi që një nga simptomat e para apo ndoshta edhe e vetmja tek asimptomatikët, është humbja e nuhatjes.

Kjo sepse pikërisht në këtë zonë ndodhen edhe qelizat që lejojnë nuhatjen e aromave. Para së gjithash virusi godet këtu.

Deri në këto momente askush nuk kishte hetuar mbi mundësinë që ACE2, proteina e cila i hap portat proteinës “spike” dhe që është receptori i parë i virusit në membranë mund të ishte prezentë në hundë.

Tek meshkujt ACE2 gjendet edhe në mushkëri, veshka dhe zorrë. Por duke parë ecurinë në këto patologji ekzistonte dyshimi se pikërisht pjesa e sipërme e traktit respirator, më e ekspozuara ishte në fakt edhe pika e sulmit.

Për këtë arsye edhe testimet për të parë praninë e Covid-19 kryhen në hundë, sepse sikur është vërejtur, aty përqendrohet edhe virusi. Madje në stadet e fillimit, virusi mund të gjendet në rrugët e para të frymëmarrjes dhe jo në gjak.

Neuro-epiteli i specializuar për nuhatjen ka një sipërfaqe të përbërë nga qeliza mbështetëse të cilat mbartin dentrite neurale që përmbajnë receptorët e aromave. Studimet tregojnë se pikërisht në këto qeliza është lokalizuar pjesa më e madhe e qelizës ACE2 në mënyrë krejt të ngjashme siç ndodh tek lakuriqët e natës, bartësit e mundshëm të Covid-19.

Kjo zonë është një nga më delikatet ndaj sëmundjeve dhe në rastin e personave asimptomatikë, mund të jetë e vetmja që preket.

Është po kjo, që lejon kalimin në sistemin nervor qendror dhe që siç ka ndodhur në shumë pacientë shkakton simptoma neurologjike.

Për të njëjtën arsye personat që kanë një shprehje të ulët të proteinës receptive siç janë fëmijët, shfaqja mund të jetë shumë e ndryshme, ose të mos  jetë fare.

Ky studim përveç të tjerave mund të ndihmojë në krijimin e mjekimeve lokale që mund ta ndalojnë virusin para se ai të japë impakt në organizëm. Por, për momentin mbajtja korrekte e maskës, mbetet e vetmja mbrojtje

Related Posts

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Rama mbledh të shtunën kryetarët e bashkive

15/01/2026
Rregulli i ri për taksat e makinave
Kryesore

Rregulli i ri për taksat e makinave

15/01/2026
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15/01/2026
Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026
Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Kryesore

Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi

Torino e ka nxjerr në treg, një kampion bote interesohet për Asllanin

16/01/2026
Përmbytjet në Durrës, Sara Berisha: Nuk reagova, e lash fare, ç’më duhet mua…

Përmbytjet në Durrës, Sara Berisha: Nuk reagova, e lash fare, ç’më duhet mua…

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al