Nga megaoperacioni anti-drogë i koduar “Indoors”, ranë në pranga Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj. Këto arrestime u bën konkretisht në fshatin Kropishtë.
Ndërkohë në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
Si rezultat i operacionit u sekuestruan 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë është bllokuar vila me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.