• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Xherdan Shaqirit pasi u prek nga Covid-19

10/10/2020
Zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Xherdan Shaqirit pasi u prek nga Covid-19

Futbollisti shqiptar i rritur në Zvicër i skuadrës angleze Liverpool, Xherdan Shaqiri, është shëruar nga koronavirusi COVID-19. Sipas njoftimit së Federatës Zvicerane të Futbollit, rezultati i testit të dytë për COVID-19 i Shaqirit ka rezultuar negativ. Kështu Shaqiri do të jetë pjesë e kombëtares zvicerane në ndeshjen kundër Spanjës si i ftuar në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së. Shaqiri rezultoi pozitiv në kontrollet rutinore me Kombëtaren disa ditë më parë, dhe ky ishte lajmi i dytë i keq për jetën e tij private pas atij të ndarjes nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj. Kujtojmë që në kohë pandemie ai nuk e refuzoi argëtimin dhe qejfin, madje një aventurë e tillë i kushtoi lidhjen me këngëtaren.
“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi”, ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja, Dhurata Ahmetaj, duke mbyllur çdo shteg për rikthim. Të ishte një mënyrë ngushëllimi, apo një festim i lirisë kjo mbetet për t’u rrëfyer nga vetë futbollisti. Ndërkohë ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.
“Xherdan Shaqiri gjeti një mënyrë shpërqendrimi nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, kështu e niste shkrimin e përditshmja britanike “The Sun”, dedikuar lajmeve për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj. “Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është i lindur në Gjilan të Kosovës”, citonte më tej media britanike, duke i bërë dhe biografinë futbollistit të pëlqyer jo pak nga femrat.
Në fakt distanca fizike dhe xhelozitë çuan në prishjen e kësaj marrëdhënieje, e direkt pas vendimit futbollisti nga Kosova, nisi pushimet, për t’u fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij, në Detin Mesdhe afër Formentera. Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjithë vëmendjen tek ai. Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos zbulonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësia e përbashkët.
Ata mbajtën një lidhje në distancë megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata. Historia e tyre mori fund në fund të korrikut. Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion.
Edhe për futbollistin, nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami. Tashmë që këtë histori e ka hedhur pas krahëve, Xherdani është i lumtur të paktën për gjendjen shëndetësore duke rezultuar i shëruar nga Covid19.

Related Posts

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Sport

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar
Sport

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

27/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)
Sport

Broja merr “dhuratën” për fundvit, titullar në Premier League

27/12/2025
Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë
Sport

Operacioni “fshesa” te pretendentët e Kategorisë së Parë, largohen 4 futbollistë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al