Nga Klodian Tomorri
Pertej kuriozitetit per te pare Shqiperine, ka nje arsye tjeter se pse jahtet gjigande qe udhetojne ne ujrat mesdhetare vijne ne brigjet e Shqiperise. Ai eshte cmimi i ulet i karburantit.
Per shume njerez ky mund te duket paradoks, pasi Shqiperia eshte nje nga 10 vendet me cmimin me te shtrenjte te naftes ne bote. Por cmimi i karburanteve per jahtet ka nje histori tjeter.
Per shkak se jahtet konsiderohen si mall luksi, te gjitha vendet perreth nesh kane nje takse te posacme shume te larte per karburantin qe shkon per furnizimin e tyre. Ndersa Shqiperia e takson karburantin e jahteve njesoj si naften dhe benzinen, qe perdoret per automjetet e qytetareve, transportin publik apo dhe traktoret e fermereve.
Jahtet kane nje konsum shume te larte karburanti. Per kete mjafton nje shembull. Jahti qe u ankorua dje ne Sarande u furnizua nga kompanite shqiptare me 850 mije litra karburante. Nese i njejti jaht do ta blinte kete sasi karburanti ne Mal te Zi apo Greqi do te duhej, qe per shkak te takses te paguante minimalisht 100 mije euro me shume per karburantin. Shume mund te mendojne se nje i pasur qe zoteron nje jaht me vlere 400 milione euro nuk i bejne pershtypje 100 mije euro. Une kam pare te pasur qe bejne pazar per shume me pak. Ndoshta kjo eshte natyra njerezore. Edhe miliardereve u dhimbsen leket.
Per nje qeveri te pergjegjshme ky do te ishte nje burim i mire per te mbledhur ca te ardhura shtese. Por per qeverine tone, rezultoi nje grope me shume per te shpikur nje koncesion tjeter qe transferon taksat nga buxheti i shtetit ne llogari private.
Dy muaj me pare Keshilli i Ministrave e ka dhene portin e jahteve te Sarandes me koncesion tek nje kompani private shqiptare. Cfare ka ndodhur me pas? Koncesionari ka vendosur takse private mbi karburantit e jahteve. Respektivisht 85 dollare per cdo tone. Per sasine me te cilen u furnizua jahti nje dite me pare ne Sarande jane plot 72 mije dollare.
Kompania qe ka marre me koncesion portin nuk ka bere asnje investim ne te. Thjesht ka vene nje gardh dhe cdo autoboti qe kalon kufirin e portit per te furnizuar jahtet i merr taksen.
Ky eshte nje biznes te pakten 5 milione euro ne vit. Pyetja qe shtrohet eshte pse qeveria nuk i merr keto para ne arken e shtetit, por i transferon ne llogari private? Per pese vjet mund te gjente dhe parate per te ndertuar teatrin e ri, per te cilin thone se nuk ka fonde.
Nje shtet dhe nje qeveri kane burime te pafundme fondesh, madje te tilla qe nuk demtojne rritjen ekonomike dhe as rendojne qytetaret. Ajo qe mjafton eshte vullneti per t’i cuar parate ne arken publike dhe jo ne kontot private te koncesionareve.