Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R.J 34 vjeç, banues në Katundishtë, Këlcyrë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 28 kilogramë e 850 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.