• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet formula e PD për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon

05/09/2022
Zbulohet formula e PD për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon

Me fillimin e “sezonit të ri politik”, Partia Demokratike do të vijojë me kërkesën për ndryshimin e reformës territoriale. Gjatë takimeve me qytetarët, përfaqësues të kësaj force politike janë zotuar për të bërë të pamundurën që “kjo reformë të futet në rrugën e duhur”. Por, çfarë propozojnë demokratët?

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një mbledhje të mbajtur tha se sipas edhe dy konsulencave të huaja, numri më i përshtatshëm i bashkive duhet të jetë mes 80 dhe 120 nga 61 që është aktualisht.

Për ta, reforma e vitit 2014 është në prag të dështimit. Mirëpo, ndryshe nga tetë vite më parë, PD-ja dhe PS-ja kanë rënë dakord që të nisin punën për reformën territoriale. Të dyja palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket produktit final të kësaj reforme.

Teksa, PD-ja kërkon shtim të numrit, PS-ja synon shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e territorit në rajone.

Më herët, në një prononcim për Albanian Post, për sa i përket numrit të bashkive, ekspertja, njëkohësisht dhe deputetja e PD-së, Koti sqaroi se numri i bashkive duhet të shtohet, “pasi kemi territore të pambuluara me shërbime, ku ndarja aktuale territoriale nuk i favorizon për zhvillim dhe mbështetje”.

“Ka zona që janë fizikisht shumë larg nga Qendër Bashki për të marrë shërbime, si dhe në mungesë të fondeve, Bashkitë e kanë të pamundur të ofrojnë shërbime. Qytetarët paguajnë detyrimet lokale (taksa dhe tarifa), pavarësisht nëse marrin shërbim apo jo”.

Megjithatë, në linjë të kundërt qëndronte ekspert i pavarur i ekonomisë Gledis Shehu, i cili ravijëzoi se një shtim i numrit të bashkive do të sillte automatikisht rritje të shpenzimeve administrative.

“Nëse krahasojmë të ardhurat e 61 bashkive ato janë gati dyfishuar krahasuar me periudhën para Reformës Administrative, kur kishim me shumë bashki dhe komuna. Krahasuar me vitin 2015, të ardhurat vendore për 2022 parashikohen me një rritje të konsiderueshme, me rreth 15.9 miliardë lekë”.

Pas vitit 2015, reforma ka pasur “efekte të ndryshme”.

Demokratët e kanë lidhur me efektin zgjedhor, që ka të bëjë dhe me ndarjen e mandateve. Kjo i ka shoqëruar gjatë fushatës me premtime se do ta ndryshojnë me hyrjen e tyre në Parlament.

Nga ana tjetër, socialistët në kohën që u propozua ndarja e tillë administrativo-territoriale theksuan se qëllimi i një ndarjeje të tillë është për efekt socialo-ekonomik, për të ndaluar shpopullimin e rajoneve.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al