• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet gënjeshtra/ Dy gjimnazet e Gjirokastrës s’kanë ende oficerë sigurie

05/11/2018
Prej shtatorit do të ndodhë një ndryshim i rëndësishëm në gjimnazet e vendit

Nga ANXHELA RUÇI

Kur diskutohet për sigurinë në shkollat e mesme, në mendje të vijnë jo pak raste të episodeve të plagosjeve me mjete të mprehta apo shitja e konsumimi i lëndëve narkotike, tematika këto që zënë jo pak vend në mediat shqiptare.

Përgjatë vitit shkollor 2017-2018 Ministria e Arsimit aplikoi një projekt pilot për vendosjen e oficerëve të sigurisë në 15 gjimnaze të Tiranës, i cili sipas qeverisë dha rezultate pozitive. Edhe për këtë vit shkollor që ka pak muaj që ka nisur, si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Lindita Nikolla lajmëruan se ky projekt do të aplikohet në 150 gjimnaze të vendit.

Rama gjatë një konference për media ndër të tjera tha: “Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Fillimisht ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme, të konfirmuara nga komuniteti i mësuesve dhe prindërve dhe nga policia e shtetit në 15 shkolla. Tani do të shtrihet në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, ku do të fillojnë nga puna menjëherë 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program’’.

Në 25 tetor ky vendim u botua në Fletoren Zyrtare dhe që prej asaj dite ka hyrë në fuqi. Stafi i “Faktoje” u interesua në 10 gjimnaze të ndryshe nga veriu në jug, e më konkretisht; në Tiranë, Bulqizë, Laç, Gjirokastër e Vlorë, për të mësuar më shumë nëse programi për oficerët e sigurisë kishte nisur zbatimin në këto shkolla. Sipas informacioneve tona, të cilat janë siguruar nga kontakte me mësues, nxënës apo punonjës të tjerë në gjimnaze, rezulton se asnjë oficer sigurie nuk ka nisur punën për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në institucionet parauniversitare. Zgjedhja e gjimnazeve të mësipërm, ishte rastësore, në mënyrë që shtrirja gjeografike e tyre të ishte gjithëpërfshirëse dhe të ishim korrekt duke mos u përqëndruar vetëm në metropolin shqiptar, Tiranë. Gjimnazistët e kryeqytetit na konfirmuam se gjatë vitit shkollor që lamë pas, disa prej shkollave kanë patur oficerë të sigurisë, ndryshe nga ky vit shkollor që edhe pse me një vendim që ka hyrë tashmë në fuqi dhe me garancinë e kryeministrit për të filluar menjëherë zbatimi i programit, oficerët ende nuk janë vendosur nëpër shkolla.

Sipas VKM-së, oficerët e sigurisë duhet të plotësojnë disa kushte për të qenë pjesë e programit, ku ndër më kryesoret është trainimi pranë Akademisë së Sigurisë, por mesa duket oficerët janë ende duke u trainuar.

Duke qenë se oficerët e sigurisë ende nuk janë shpërndarë nëpër shkolla edhe pse kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se do të nisnin punën “menjëherë”, deklaratën e tij do ta klasifikojmë GËNJESHTËR./Faktoje.al

Related Posts

Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan
Kryesore

Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan

10/01/2026
Kodi i ri Penal/ Deri në 8 vite burg për ata që shesin ilaçe pa leje dhe të skaduara
Kryesore

Lajm i mirë, aplikimin për pasaportë mund ta bëni në çdo zyrë pavarësisht vendbanimit tuaj

10/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë

10/01/2026
I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vlahovic trazon Serie A, në garë futet edhe Inter, “mjeshtri” Marotta e synon falas

Vlahovic trazon Serie A, në garë futet edhe Inter, “mjeshtri” Marotta e synon falas

10/01/2026
Çfarë ndodhi?! Aktori i njohur përfundon në polici

Çfarë ndodhi?! Aktori i njohur përfundon në polici

10/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al