Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









